Shqiptarët nuk besojnë tek apokalipsi (VIDEO)
Fund i botës ose jo, një gjë është e sigurt për Shqipërinë! Ne nuk besojmë se apokalipsi do të ndodhe të premten, madje këtë e reflektojmë edhe me humor, kryesisht në rrjetet sociale!
Ndryshe nga shumë vende të tjera në botë, ku njerëzit kanë rendur të furnizohen me ushqime nga frika e profecise Maja për datën 21 dhjetor të 2012-s, shqiptarët nuk kanë ndryshuar aspak ritmet normale të ditës dhe blerjet e zakonshme, raporton Vizion Plus.
Por a jemi ne të guximshëm apo thjesht jo besues? Për sociologet, mos reagimi ka të bëjë me natyrën psiko-sociale të shqiptarëve. Pjesa më e madhe nuk janë të informuar, ndërsa të tjerët janë dyshues dhe nuk besojmë.
Megjithatë, për ndonjë që deri diku beson se të premten i vjen fundi botës, astrologët thonë se data 21 dhjetor në aspektin e planetëve është një ditë e zakonshme. Në 21 dhjetor mbaron një cikël 26 mijë vjeçar i Tokës për të nisur një i ri. E ndër të tjera, po nesër Dielli hyn në shenjën e Bricjapit, ndaj nëse nuk vjen fundi i botes, gëzoni festat!