E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët nuk i përdorën vizat për të “ikur”

Sipas tij, masat e marra në luftë kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme shkojnë në një linjë me detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.

Në këtë drejtim, Nishani tha se lufta kundër drogës ka pasur një sukses gjatë vitit 2011 krahasuar me vitin e shkuar, ku zbulueshmëria është rritur ndjeshëm. “Ka një përmirësim të konsiderueshëm në sigurimin e vijës bregdetare, transportin ajror si dhe të kufirit në përgjithësi. Sistemi TIMS dhe MEMEX janë shtrirë më tej duke përmirësuar ndjeshëm procesin e grumbullit dhe analizimit në kohë të të dhënave operative. Padyshim që sistemi TIMS i shtrirë në të gjitha pikat e kalimit kufitar (PKK) është ndër më bashkëkohorët dhe më efikasi jo vetëm në rajon, por dhe më gjerë”, theksoi ai.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, kreu i Rendit në Shqipëri tha se po bashkëpunohet me të gjitha agjencitë evropiane, ndërsa nënvizon se pikat e kalimit kufitar, janë në dispozicion dhe funksion të plotë për të ofruar asistencën e duhur në momentin e kthimit pranë qendrave të pritjes për të deportuarit ku bëjnë pjesë dhe rastet të cilët kanë abuzuar me procesin e liberalizimit të vizave.

“Procesi i liberalizimit te vizave nuk është përdorur nga shqiptaret si një mundësi për të “ikur” nga Shqipëria, por si një mundësi për te lëvizur pa viza sipas nevojës dhe preferencave. Deri më tani kanë shfrytëzuar këtë mundësi rreth 356 mijë vetë ku numri total i të kthyerve në kufi është rreth 3.9% e numrit të shtetasve që kanë dalë nga Shqipëria”, shtoi ai. /Start/

                                                                                             2011-10-04 09:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›