E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Maliqi” arreston 4 shtetas me 10 kg drogë

 Në pranga ranë shtetasit Ajet Bazelli 50-vjeç, Besmir Zguri 23-vjeç. Nertil Zhupani 23-vjeç si dhe Luan Prenjasi 24-vjeç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një operacioni të organizuar nga Drejtoria e Policisë Qarkut Korçë, ku ditën e djeshme u bë e mundur goditja, kapja dhe arrestimi ne flagrancë i një grupi kriminal, të cilët merreshin me prodhimin dhe shitjen e narkotikeve në kryesisht Korçë, Maliq, Pogradec dhe Bilisht.

Ky grup ishte nën vëzhgim të policisë prej tre muajsh, ndërsa vetëm dje përfundoi arrestimi në flagrancë ku u sekuestruan 10 kg drogë e llojit marijuanë. Shtetasit po udhëtonin me një automjet tip Benz në aktin Maliq-Pogradec, kur janë arrestuar nga policia. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-04 09:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›