E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët protagonistë në sfidën Rizespor-Trabzonspor: Laçi shënon gol, Muçi jep 3 asiste

Spektakël në derbin e shqiptarëve në superligën turke. Trabzonspori fiton 4-3 në transfertë përballë Rizesporit dhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Qazim Laçi dhe Ernest Muçi lënë gjurmë si protagonistë në këtë takim.

Qazim Laçi ka shënuar gol me fanellën e Rizesporit në pjesën e dytë, duke barazuar përkohësisht 3-3 rezultatin.

Muçi nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, por ka dhënë 3 asiste për shokët e skuadrës, duke qenë protagonist në këtë fitore të Trabzonsporit në transfertë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›