E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Gentjan Mezani është trajneri i ri i Drenicës

Tashmë është zyrtare: Gentjan Mezani është trajneri i ri i Drenicës në Superligën e Kosovës. Trajneri vlonjat rikthehet kështu në Kosovë, ku më parë ka drejtuar Gjilanin

“FC Drenica njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me trajnerin Gentjan Mezani, i cili do të jetë në krye të shtabit teknik të skuadrës sonë.

Klubi i uron mirëseardhje trajnerit Mezani, duke i dëshiruar shumë suksese në drejtimin e ekipit dhe në përmbushjen e objektivave sportive të klubit”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar.

Gentian Mezani ka drejtuar disa skuadra edhe në futbollin shqiptar si, Flamurtari, Laçi, Luftëtari dhe Bylis.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›