Shqiptarët pushtojnë Zvicrën, pritje madhështore për kombëtaren
Të gjitha detajet dhe deklaratat nga super-ndeshja e sotme
Kombëtarja mbërrin në Zvicër, pritje madhështore në aeroport
Kombëtarja jonë ka mbërritur dje pasdite në aeroportin e Zyrihut në Zvicër, për tu përgatitur për ndeshjen e radhës në kuadër të eliminatorëve të Brazil 2014. Aty kombëtares kuqezi i është bërë një pritje madhështore nga tifozë të shumtë që kanë dalë për ta mirëpritur. Në kor thërritej: O sa mirë me qenë shqiptar, dhe thirrje të shumta në favor të djemve të kombëtares, gjë që i ka emocionuar futbollistët. Ndeshja Zvicër Shqipëri do të zhvillohet në stadiumin Sëissporarena të qytetit të Lucernes.
Parashikohet që në stadium të jenë rreth dhjetë mijë tifozë kuqezi, të cilët kanë shprehur interesin për ta parë ndeshjen nga stadiumi. Një gjë është e sigurt, se këtë herë Kombëtarja jonë nuk do të ndjehet si mysafire, por si në shtëpinë e saj. Ndeshja do të luhet sot në orën 20:30.
————-
Të paktën 6 mijë tifozë shqiptarë në stadiumin e Lucernës
Tifiozët shqiptarë pushtojnë Zvicrën
Nuk do të habitet njeri kur stadiumi i Lucernës të shfaqet në ekranet televizivë mbrëmjen e së martës, ndërsa aty do të jetë duke u bërë gati për të nisur ndeshja Zvicër-Shqipëri për eliminatoret e kampionatit botëror. Më shumë se një e treta e tribunave do të jetë me ngjyrat kuqezi, sepse nga 15 600 vende që ka stadiumi, të paktën 6 000 do të jenë të zëna nga shqiptarët. Fakti që shumica dërrmuese e tyre do të jenë shqiptarë nga Zvicra, njerëz me prejardhje nga Kosova e Maqedonia, nuk ka asnjë rëndësi.
Mediat dhe parulla e famshme
Mediat zvicerane tregojnë një lloj alarmi për atmosferën që do të krijohet në përballjen e rëndësishme, e dyta për këto skuadra në grupin E. Gazeta Blik, pasi jep lajmin, këshillon 5 shqiptaro-zviceranët që të kenë kujdes. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami dhe Admir Memedi duhet të ruhen nga provokimet, pasi është krejt e mundshme që të tilla të ketë.
Vetë tifozët kuqezinj kanë deklaruar se kanë bërë gati një fanellë speciale për këtë takim, në të cilën janë shkruar këto vargje: Nëna mka thënë/o bir/emrin ta kam/vënë ilir/mos u shit për/frank, dollarë/mos harro që je/shqiptar.
Xhaka
Granit Xhaka thotë se është i kënaqur të paktën që ndeshja do të luhet në Lucernë dhe jo në Bazel. Do të ketë provokime, mendoj se po, – shprehet ai, – por, mirë që nuk do të luhet në Bazel, pasi atje do të kishte pasur 30 000 tifozë shqiptarë.
Ndërkaq, tifozët zviceranë kanë besim tek skuadra e tyre, por jo plotësisht. Në një sondazh të gazetës Blik, 33.4 për qind e votuesve thonë se nuk do të ketë fitore të martën, pasi Shqipëria është më e fortë sesa Sllovenia. Ndoshta, ndër këta votues nuk do të jenë shqiptarë të Zvicrës.
Majko: Mos i shani 5 shqiptarët e
Zvicrës, ata nuk janë tradhtarë
Deputeti socialist, Pandeli Majko, është bërë pjesë e debatit që ka shpërthyer në lidhje me 5 futbollistët me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën. Ai ka kërkuar nga tifozët shqiptarë që mos ti shajnë, pasi sipas tij, ata nuk janë tradhtarë. Ky është një shkrim i ndjerë dhe njerëzor për pesë futbollistët shqiptarë që luajnë me skuadrën e Zvicrës Ata janë Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemajli. Janë sportistë dhe shqiptarë të mirë që padyshim vuajnë sipas mënyrës së tyre përballjen me përfaqësuesen kombëtare të Shqipërisë. Kam dëgjuar fyerje karshi tyre. Dhe ky është turp! Ata nuk janë tradhtarë! Ata thjesht na nderojnë duke luajtur me Zvicrën. Është vetëm futboll, një ndeshje dhe pesë djem shqiptarë të mrekullueshëm që kanë krijuar një histori dashurie për kombin e vet në mediat zvicerane, shprehet Majko duke komentuar një koment të një gazete kosovare.
————-
Behrami: Tifozët shqiptarë do më
provokojnë, por do ruaj qetësinë
Valon Behrami, mesfushori me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren zviceriane, është shprehur se ndihet shumë i emocionuar në prag të ndeshjes me Shqipërinë në Luzern. Në një intervistë të tij për mediat zviceriane, mesfushori i Napolit, është shprehur se pavarësisht gjithçkaje që mund të ndodhë, ai nuk mund ta fshehë origjinën e tij, por pavarësisht emocioneve të mëdha që mund të ketë, është shprehur se do të bëj maksimumin e tij për të mundur Shqipërinë duke lënë mënjanë emocionet. Unë asnjëherë nuk mund ta harroj ose fsheh prejardhjen time, ashtu si edhe Xhaka, Shaqiri, Xhemaili apo Admir Mehmeti. Unë tashmë luaj për Zvicrën dhe do të bëj gjithçka për të fituar të martën. Jam shumë i qartë brenda meje pavarësisht se e kam të qartë se nuk do të jetë e lehtë për ne të luajmë kundër një ekipi që përfaqëson origjinën tonë. Në të njëjtën kohë e kam të qartë se tifozët dhe kundërshtarët në fushë do të kërkojnë të më provokojnë, por përtej kësaj unë do të ruaj qetësinë dhe nuk do të bie pre e këtyre provokimeve. Do të jap maksimumin tim për të respektuar fanellën që mbaj veshur, gjithashtu besoj se do të përfitoj shumë nga kjo eksperiencë e veçantë. Zvicra më ka dhënë shumë mua, ashtu si edhe familjes time, kështu që ndihem borxhli ndaj këtij shteti, është shprehur Valon Berhami.
———————–
Zvicra i druhet Shqipërisë, ka
ndikuar suksesi 3-1 ndaj Qipros
Zvicra duket e frikësuar nga përfaqësuesja shqiptare pasi janë kompletuar ndeshjet e para të Grupit E për të 6 ekipet që bëjnë pjesë në të. Ka qenë pikërisht fitorja 3-1 e kuqezinjve ndaj Qipros që e ka bërë Zvicrën të mendohet për përballjen mes dy kombëtareve të martën në Lucernë. Një fakt të tillë e pranon edhe kapiteni Gokhan Inler, ashtu si edhe futbollisti me origjinë kosovare që luan në këtë përfaqësuese, Granit Xhaka. Unë i vlerësoj shumë shqiptarët. Janë shumë agresivë dhe luajnë në grup. Por besoj se çelësi ynë nuk do të jetë forca e lojtarëve shqiptarë, por ajo që do të hedhim ne në fushën e lojës, ajo që mund të bëjmë ne. Duhet ta pranojmë që ky grup është i paparashikueshëm, kushdo mund të mundë këdo. A jemi favoritë? Do ti marrim ndeshjet me radhë, tha kapiteni i Zvicrës i cili nuk e evitoi një batutë rreth takimit që luhet në stadiumin e Lucernës. A do të kenë avantazh shqiptarët nga tifozët e tyre në stadium? Nuk di ta them. Me sa di unë, luajmë ende në Zvicër. Ndërkohë, Xhaka është treguar më entuziast për këtë ndeshje ku ai dhe futbollistët e tjerë kosovarë të kombëtares zvicerane do të vihen pikërisht përballë shqiptarëve dhe do të kenë një pjesë të tifozerisë kundër. Do të jetë si një ndeshje në origjinë në distancë. Me sa di unë do të ketë shumë shqiptarë në stadium. Ndaj në këtë ndeshje duhet dhënë 100%, pasi 99% nuk do të mjaftojë, tha mesfushori i cili shënoi një nga golat në suksesin 2-0 kundër Sllovenisë.
———————-
Objektivi ynë, mos të dorëzohemi kurrë dhe të besojmë në një ëndërr
De Biasi: Shqipërinë dua ta çoj nga C1 në A!
Trajneri i përfaqësues shqiptare, Xhani De Biasi, ka treguar për mediat zvicerane se si po përjeton fillimin e eliminatoreve të Botërorit 2014. Në një intervistë të gjatë, ai ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Zvicrës, por edhe për futbollin shqiptar në përgjithësi, duke shpalosur vështirësitë me të cilat përballet çdo ditë në punën e tij.
Shqipëria zgjidhi ndeshjen me Qipron në fundin e saj. Sa ishte i vështirë fillimi i kualifikueseve të Botërorit?
E dinim që ndeshja e parë në fushën tonë do të ishte e vështirë. Por e kemi arr