Doping në peshëngritje, Federata Ndërkombëtare pezullon Shqipërinë
TIRANE-Nuk fal 4 rastet me doping nga Shqipëria Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF). Përmes një faksi IWF ka bërë e ditur se ka pezulluar Shqipërinë deri në një afat të pacaktuar nga çdo aktivitet Federatën Shqiptare të Peshëngritjes.
Lajmi pohohet nga burime të sigurta nga Fedarata Shqiptare e Peshëngritjes.
Shkak për këtë vendim të ndërkombëtarëve janë bërë 4 rastet me doping të peshëngritësve shqiptarë, Ilir Suli, i pezulluar 4 vjet, Erkand Qerimaj, 2 vjet, Hysen Pulaku i cili rezultoi pozitiv në testin antidoping në Olimpiadën e Londrës si dhe së fundmi peshëngritësja, Shqiponja Brahja .
Për shkak të këtyre peshëngritësve të cilët kanë dalë pozitiv në testin anti-doping brenda një viti, kanë bërë që Shqipëria të paguajë çmimin duke u pezulluar nga aktivitetet e këtij sporti.
(d.b/BalkanWeb)