Shqiptarët pyesin se pse Edi Rama nuk e shqipton dot emrin e killerit Dritan Dajti
Në një deklaratë për shtyp të Partisë Demokratike tërhiqet vëmendja për fushatën 8-ditore të Edvin Ramës për të përdhosur aktin heroik të rënies së katër oficerëve të policisë si dhe për të justifikuar aktin terrorist të Dritan Dajtit, një emër shumë i njohur për kryetarin mandatprerë të PS-së
Kryetari pa mandat i Partisë Socialiste, për 8 ditë me rradhë përpiqet të përbaltë aktin heroik, rënien në krye të detyrës së oficerëve të shkëlqyer, nga akti terrorist i Dritan Dajtit si dhe të bëjë avokatinë e aktit terrorist të Dritan Dajtit. Në 8 komunikatat e lëshuara njëra pas tjetrës, nga resortet turistike, ku po kalon pushimet, njeriu që përdhos kodin e zisë dhe të vdekjes së shqiptarëve trillon, shpif e mashtron për çdo gjë, por jo rastësisht nuk guxon të shqiptojë në asnjë ditë e asnjë rast emrin e superkriminelit Dritan Dajti. Edi Rama deklaron se të rënët në krye të detyrës janë viktima të korrupsionit shtetëror dhe e bën këtë vetëm e vetëm për të lehtësuar Dritan Dajtin nga akti terrorist që ai kreu, për të cilin e dënon çdo shqiptar.
Se çfarë fshihet prapa serialit të komunikatave të përditshme të shtypit, të këtij bastardi të nomenklaturës së kuqe hoxhiste, në të cilat në asnjë rast e asnjë rrethanë nuk shqiptohet dot emri i terroristit Dritan Dajti, çdo qytetar shqiptar e ka të lehtë ta marrë me mend se është vetëm një përpjekje e ulët, për të bërë për arsye politike e jo vetëm politike, avokatinë e aktit kriminal të Dritan Dajtit.
Partia Demokratike dënon këtë qëndrim amoral të Edi Ramës dhe e garanton atë se sikur tre apo pesë herë në ditë të lëshojë deklarata në avokati të krimit, tolerancë zero është dhe mbetet platforma ndaj Dajtit dhe klaneve të tij kriminale, që ai ushqen me troje e leje ndërtimi në Bashkinë e kryeqytetit.
...