Berisha: Bashkimi i kombit, projekti i së ardhmes
Kreu i Qeverisë konfirmoi se "numri i turistëve kosovarë në Shqipëri është mbi 10 fishuar pas ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës", duke theksuar se "Qeveria është përqëndruar në ndërtimin e një infrastrukture moderne në të gjithë bregdetin".
Në kulmin e sezonit turistik veror, Berisha shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë turistëve kosovarë që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet e tyre vjetore.
"Shpreh kënaqësinë time të madhe sepse jashtë çdo parashikimi, numri i turistëve krahasuar me muajin korrik të vitit 2008 është rritur me 36 për qind. Mendoja që zgjedhjet do të ngadalësonin turizmin dhe se kriza botërore do të kishte një ndikim negativ mbi turizmin, por e vërteta është se 'bumi' turistik i këtij viti është më i madhi se kurrë", tha më tej Kryeministri Berisha, duke shtuar se "Qeveria duhet të punojë shumë për forcimin e kapaciteteve tona turistike".
Kryeministri Berisha shprehu bindjen se "në mirëkuptim të plotë me qeverinë e Kosovës, dy pikat kufitare mes dy vendeve nuk duhet të ekzistojnë, më në mënyrë që kosovarët të vijnë në Shqipëri si në vendin e tyre dhe e anasjellta".
"Shqipëria duhet të ofrojë shumë më tepër në drejtim të turizimit", tha Kryeministri Berisha, duke shtuar se "brenda vitit 2010 do të sistemohet dhe asfaltohet çdo rrugë që të çojnë drejt bregut".