E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret rezerva per regjistrimin e popullsise ne Maqedoni

Partite politike shqiptare kane vazhduar te shfaqin medyshje dhe rezerva lidhur me regjistrimin e popullsise ne Maqedoni te caktuar per muajin prill te vitit 2011.

Nje debat me akuza dhe kunderakuza ka pasuar gjate seances se djeshmete Komitetit Parlamentar per Marredhenie Nderetnike ku ne rend dite u trajtua regjistrimi i popullsise.

Zevendeskryeministri per zbatimin e Marreveshjes se Ohrit Abdilaqim Ademi deklaroi se qeveria me seriozitet te madh po pergatitet per kete proces dhe se qellimi i ligjit per regjistrimin eshte qe te perfshihen te gjithe pjesetaret e bashkesive etnike.

Qeveria ka qasje serioze lidhur me regjistrimin duke perfshire te gjithe pjesetaret e te gjitha grupeve etnike duke shmangur politizimin apo etnizimin e ketij procesi - deklaroi Ademi duke shtuar se nga 27 tetori zyra e BE-se per statistika EUROSTAT do te filloje monitorimi zyrtar i procesit dhe pergatitjeve te regjistrimit.

Kryetari i Demokracise se Re DR Imer Selmani theksoi se propozim-ligji per regjistrimin nuk garanton regjistrim te suksesshem dhe transparent. Ai propozoi qe ky proces te realizohet gjate muajit korrik.

Ne rast se nuk ndryshohet ligji dhe nuk pranohen propozimet tona atehere garantohet se ky regjistrim eshte nje bombe e tempuar nderetnike - theksoi Selmani.

Sipas tij regjistrimi duhet te bazohet ne standardet evropiane te cilat sic tha ai theksojne qarte se duhet te numerohemi si popull aq sa jemi as me shume e as me pak.

Megjithate askush nuk beson se ne muajin prill do te kemi regjistrim objektiv me shifra te sakta te popullsise shqiptare - deklaroi kryetari i DR-se duke shtuar se a eshte qellimi i ketij regjistrimi qe 1/3 e popullates te ngelet pa u perfshire ne te.

Deputeti i BDI-se dhe nenkryetari i Parlamentit Rafiz Haliti theksoi se pergjegjesia mbi regjistrimin bie mbi Entin Shteteror te Statistikave dhe Qeverise.

Enti Shteteror i Statistikave apo Qeveria aktuale duhet te mbajne pergjegjesi historike nese nuk do te kete reflektim pozitiv per te krijuar mirebesim midis komuniteteve. Ate mirebesim duhet ta reflekton Enti i statistikave e cila duhet te respektoj kushtetuten dhe ne kete ent te kemi perfaqesim te drejte dhe adekuat te gjithe komuniteteve - theksoi Haliti.

Kryetari i Komitetit per marredhenie nderetnike Xhevat Ademi theksoi se pret qe rezultatet e regjistrimit te shprehin gjendjen reale ne vend dhe te shfaqin multietnicitetin.

Ministri i Drejtesise Mihajllo Manevski ka shpalosur propozim-ligjin per regjistrimin qe duhet te realizohet nga 1 deri me 15 prill te vitit 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›