Pamje drastike e shtate viteve e gjysme dhune dhe anarki - Zbulimet e Wikileaks per situaten ne Irak

Ne dokumente behen vecanerisht te qarta permasat e dhunes qe forcat irakiane te sigurise kane ushtruar mbi irakianet me miratimin apo neglizhencen e aleateve amerikane. Ne Irak zbulimet e Wikileaks shihen si konfirmim i situates se deshperuar te shtetit te tyre.
Konfirmim i situates se mjeruar te shtetit irakian
Jane informacione per te cilat irakianet dyshonin por dokumentacioni i publikuar i ushtrise amerikane do ta shtoje zemerimin. Zyrtarisht SHBA-ja ka mohuar gjithnje se mban statistika per viktimat ne Irak qe prej hyrjes ushtarake para shtate vjetesh e gjysme. Wikileaks deshmon te kunderten. Nga Pentagoni eshte perpiluar nje liste ku figurojne 109.000 te vdekur nder te cilet 66.000 jane civile. Deri tani vetem organizata joqeveritare Iraq Body Count ishte perpjekur te bente publike viktimat. Zedhenesi i saj Hamid Dardagan thote
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Te burgosur ne nje baze te ushtrise irakiane ne Bakuba.
Sipas ketyre informacioneve jane edhe 15.000 viktima te tjera civile dhe police irakiane te cilet nuk jane te dokumentuar askund. Vec kesaj ne dokumentet e ushtrise amerikane klasifikohen si armiq te vrare edhe irakiane te cilet ne dhe te tjere do ti quanin civile.
Dy te tretat e te vrareve mund te kene qene civile
Dokumentet e publikuara nga Wikileaks tregojne raste te tilla si ai kur ushtare amerikane vrasin para syve te nje nene vajzen e saj gjate nje kontrolli pasi ajo kishte keqkuptuar nje sinjal per te ndaluar. Ne raportet e ushtrise eshte dokumentuar edhe perpjekja e dy rebeleve per tu dorezuar tek ushtaret amerikane. Meqenese ne helikopter nuk ka vend per ta jepet urdhri mbeten objektiva sulmi pra te ekzekutohen.
Per presidentin e shoqates se avokateve arabe Sabbah al Mukhtar ky eshte vetem fillimi
Kjo nuk i habit irakianet. Per ta kjo eshte vetem maja e ajsbergut. Nese amerikanet argumentojne se kjo nuk eshte pamja e pergjithshme une them se pamja e pergjithshme eshte shume me e keqe ajo vetem nuk eshte zbuluar ende.
Vetem maja e ajsbergut
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Punonjes te firmes private te sigurise Blackwater ne Irak.
Tortura te ushtruara nga forcat irakiane te sigurise te toleruara nga ushtria amerikane e cila ishte ne dijeni qindra te vrare nga firma amerikane mercenaresh si Blackwater mbeshtetje sekrete e miliceve nga Irani 400.000 faqet e bera publike nga Wikileaks shpalosin hapur shtate vjet e gjysme anarkie ne Irak.
Ne te ardhmen njerezit do te shohin me neveri kete kohe. Fuqia boterore numer nje fshihet prapa interesave kombetare dhe sigurise se ushtareve te saj duke perpiluar lista te sakta te cilat i mban te fshehura. Besueshmeria dhe morali i SHBA-se jane vene ne pikepyetje thote al-Mukhtar.
Irakianet e zakonshem e kane humbur prej kohesh besimin e tyre tek Perendimi por edhe tek shteti i tyre.
Une kam qene ne burg tregon nje irakian per radion gjermane. Vetem te pafajshmit shkojne atje fajtoret jane te lire. Une nuk kam para nuk kam telefon familja ime vuan. Ata atje lart fitojne dollare dhe mund te vendosin kur dhe ne cfare vendi te shkojne. Ata nuk duan te qeverisin duan vetem te vjedhin.
Wikileaks do ta ndeze edhe me tej deshperimin e popullsise mosbesimin ndaj klases se vet politike e cila prej me shume se shtate muajsh nuk eshte ne gjendje te krijoje nje qeveri te re. Askush nuk pret qe publikimi i dokumenteve sekrete te shoqerohet me levizje te madhe pastruese. Edhe avokati al-Mukhtar eshte i ketij mendimi
Situata ne Irak eshte kjo ka nje numer milicesh te cilet ndiejne detyrim vetem ndaj sektit apo fisit te tyre dhe jo ndaj shtetit. Ky eshte dallimi mes forcave te sigurise ne Irak dhe gjetke.
Autor Torsten Huhn / Bahri Cani
Redaktoi Eliana Xhani