E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret, vitin e ri ne Mavrove e Mal te Zi

Mavrova ne Maqedoni dhe Kolashina ne Mal te Zi kryesojne edhe kete sezon festash te fundvitit, destinacionet e preferuara te shqiptareve. Agjensite turistike, sqarojne se keto paketa te ofruara nga vendet fqinj, jane te leverdiseshme ne cmim, por mbi te gjitha nuk i bejne shqiptaret te presin per vize. Por, pavaresisht etjes qe kane shqiptaret per te udhetuar jashte vendit, nje pjese e tyre, ne menyre individuale zgjedhin ta kalojne nderrimin e viteve, edhe brenda Shqiperise, si ne Razem, ne Voskopoje apo Dardhe.
Paketa
Prej javesh agjencite turistike kane publikuar ofertat dhe paketat turistike, te cilat kane joshur ne mase qytetaret shqiptare, cka eshte reflektuar me nje rritje te numrit te rezervimeve te bera krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Mali i Zi dhe Maqedonia, por dhe Turqia e Egjipti mbeten vendet me te kerkuara per shkak edhe te cmimeve me te arsyeshme. Me te preferuarat, deri me tani jane pikerisht ato vende me debore sic eshte Mavrova ne Maqedoni, vendi ku behet ski, por keshtu edhe Mali i Zi. Por, kerkesa ka edhe per vende ku pushimet mund te kalohen ne plazh" ka pohuar Ermal Mici, Agjent ne nje prej agjencite turistike ne Tirane. sipas tij ka edhe rezervime te bera per vendet e Evropes, ose sic etiketohen ndryshe vendet e luksit. Sipas ndarjes qe bejne keshilluesit turistik, thuhet se edhe per kete vit respektohet ndarja tradicionale e kalimit te festave ne nje nga vendet e luksit nga shtresat e pasura, ndersa shtresat e mesme kane preferuar qe te shkojne per te festuar ne nje nga shtetet fqinje.
Paketat
Ne paketat turistike pervec nates se nderrimit te viteve parashikohen edhe nje sere aktivitetesh te tjera, te cilat zhvillohen ne menyre te organizuar, ku perfshihen edhe ekskursionet apo vizitat ne vendet me permbajtje historike. Sipas te dhenave, rezulton se edhe per kete vit pjesen derrmuese te prenotimeve e zene familjet, por nuk mbeten pas edhe grupet e te rinjve, te cilet jane organizuar ne grupe per kalimin e festave jashte vendit. Vendet e Evropes mbeten nder me te kushtueshmet, por edhe me te veshtirat per t'u arritur, pasi agjencite sigurojne akomodimin vetem ne rastet kur shtetasit kane siguruar vizen. Keshtu, ne pagesat e kryera per keto paketa nuk perfshihen ne cmime gjithcka qe ka te beje me sigurimin e vizes, hyrjet ne monumente dhe muze, shetitjet me anije. Kalimi i festave ne keto shtete arrin nga 1000 deri ne 3 mije euro, ne varesi te vendit dhe hotelit te perzgjedhur. Per kete vit kalimi i festave ne Dubai do te kushtoje nga 850 deri ne 1100 euro, sipas llojit te hotelit te perzgjedhur. Ndersa ne vendet e tjera, si ne Turqi e Egjipt cmimet variojne nga 300 deri ne 800 euro per person, edhe kjo ne varesi te llojit te vendqendrimit te perzgjedhur. Sipas programit te hartuar, qendrimi ne keto shtete do te zgjase nga tri deri ne 6 dite, te cilat kushtezojne edhe ndryshueshmerine e cmimit.
Vendet fqinje
Mavrova mbetet nje nder pikat me te kerkuara per kalimin e festes se nderrimit te viteve. Konkretisht akomodimi ne nje nga hotelet e kesaj pike per tri net do te kushtoje 285 euro per person (ne dhome dyshe). Cmimi perfshin akomodimin ne hotel, mengjeset dhe darkat per netet e qendrimit. Per femijet nga 0-2 vjec gjithcka do te ofrohet falas, ndersa per femijet me te rritur parashikohet ulje e cmimit deri ne 50 per qind. Ndersa kalimi i festes se Krishtlindjeve ne "Bistra" kushton rreth 170 euro per person. Cmimi perfshin dy net akomodim ne hotelin "Bistra", mengjeset dhe darkat per netet e qendrimit, organizimin e darkes per Krishtlindjeve, taksa e qendrimit e detyrueshme, perdorimi i pishines. Transporti sipas kerkeses 30 euro ekstra, dreka te ndryshme plus shpenzimet personale. Per femijeve nga 0-2 vjec falas (edhe transporti), nga 2-8 vjec falas ne hotel transporti me pagese dhe nga 8-11 vjec 85 euro plus transporti sipas kerkeses.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›