E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, AKA akrediton 13 subjekte të arsimit të lartë

Në një ceremoni solemne të shpërndarjes së certifikatave të akreditimit, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj vlerësoi se "certifikatat e akreditimit janë dëshmi për cilësinë në institucionet e arsimit të lartë". MASHT mbetet edhe më tutje e përkushtuar që ta mbështesë ngritjen e cilësisë në sektorin e arsimit privat dhe profilizimin e këtij sektori në Republikën e Kosovës, tha Hoxhaj dhe përgëzoi të gjithë të pranishmit për akreditimin institucional që kanë marrë si institucione private të arsimit të lartë dhe për akreditimin programor. Sipas ministrit Hoxhaj, në krahasim me vendet e rajonit, Republika e Kosovës për herë të parë ka institucione të arsimit të lartë që japin grada universitare dhe jouniversitare, të cilat në fushën e arsimit profesional janë shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe që përgatisin kuadro të reja, të cilat do të kyçen në tregun e punës dhe do të kontribuojnë në rritjen ekonomike të vendit.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›