E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret vuajne nga zemra

Semundjet e zemresNe keto 20 vjet piramida e semundjeve ne Shqiperi eshte permbysur.

Nese para viteve 90 majen e saj e zinin semundjet infektive dhe te sistemit respirator tashme ato kane kaluar ne vend te trete. Ne krye te listes jane semundjet kardiovaskulare. Ne ditet e sotme nje ne dy shqiptare vuajne nga problemet ne zemer apo nga tensioni. Gjysma e vdekjeve ne vend kane si origjine zemren. Ndersa ne nje vit 300 femije lindin me probleme kardiake. do vit zemra merr 7 mije jete shqiptaresh pa kursyer edhe te rinjte. Infarkti i miokardit ndeshet me shpesh dhe faktoret jane disa duke nisur qe nga menyra e ushqimit me yndyra te demshme e sasi te medha kripe stresi dhe perdorimi ne mase i duhanit. Ne diten boterore te shendetit te zemres kane qene te shumte te moshuarit qe pas matjes se tensionit falas nga mjeket ne kodrat e liqenit kane zbuluar situate alarmuese per shendetin. Ne bote ne nje vit humbin jeten per shkak te problemeve kardiovaskulare 17 milione persona mbi 80 e te cileve jetojne ne vende me nivel te ulet e te mesem ekonomik. Shiko kroniken video

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›