E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ungjillezimi i ri i Evropes

Arqipeshkvi i Tiranes dhe Durresit Rrok MirditaPer here te pare eshte zhvilluar ne Shqiperi konferenca ipeshkvnore qe kishte ne qender ungjillezimin e ri te kontinentit evropian.

Klerike te larte nga 40 vende te Evropes diskutuan ne Tirane mbi prioritetin e ri te shpallur nga Vatikani percimin e mesazhit te ungjillit si nje fushate qe vjen per ti ndergjegjesuar njerezit drejt besimit. Arqipeshkvi i Tiranes dhe Durresit Rrok Mirdita theksoi se Evropes i nevojitet me shume paqe dhe besim te zoti. Kisha ne Evrope e perjeton me shqetesim procesin e shekullarizimit te shpejte te kontinentit. Kjo eshte arsyeja per te cilin ati i shenjte Benedikti 16 ka themeluar keshillin e ri papnor dhe CCEE ka zgjedhur temen e ungjillezimit te ri per kete plenare. Por nuk duhet te na mungoje guximi dhe besimi tek profania hyjnore. Ne pjesen e pare te konference qe do te zgjase 4 dite ishte edhe kryeministri i Berisha i cili shprehu nderim per rolin e kishes ne ruajtjen e identitetit shqiptar gjate shekujve. Berisha theksoi se martiret e kishes dhe pasuesit e tyre jane nje faktor kyc edhe per vazhdimesine e harmonise fetare ne Shqiperi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›