E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarëve u është “regjur lëkura”/ Eksperti tregon zanafillën e korrupsionit

Eksperti dhe pedagogu i ekonomisë, Azmi Stringa, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus  ka dhënë një analizë mbi sjelljet shoqërore të shqiptarëve.

Ai tha se toleranca e lartë ndaj të vështirave dhe padrejtësive është rrënjosur thellë nga historia.

Siç u shpreh eksperti, shqiptarët, ndryshe nga popujt perëndimorë, kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të duruar situata të vështira, gjë që formëson edhe reagimin e tyre ndaj problemeve të sotme.

“Njeriu është qenie që krijon, falë edhe natyrës që gjeneron energji. Edhe në kohë të diktaturës, diktaturat janë mbajtur gjallë sepse njeriu është qenia më kryesore që gjeneron energji të pafundme. Dëshira për të mbijetuar, edhe në kushte shumë të vështira, e ka pjesë të jetës vetë. Kështu që, fatkeqësia e Shqipërisë është që Shqipëria mban shumë. Ne kemi dhe një problem tjetër, kur është studiuar për rusët, kur i thonin pse disa reforma nuk ecin siç prisnin perëndimorët, një nga gjërat që jepej si argument ishte se ata kanë tolerancë të madhe ndaj të keqes. Ne shqiptarët jemi mësuar të durojmë shumë. Pra, po t’i kishte ndodhur një gjermani, një francezi dhe një amerikani, do të ishte bërë nami. Kurse ne kemi një tolerancë të madhe, durojmë shumë edhe për arsye të historisë tonë. Kjo na shfaq këto sjellje që shohim këtu”, tha Stringa.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›