E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëria civile takon Totozanin, AP: Një grup pune për të monitoruar situatën

Ndërtimi i xhamisë së madhe në Tiranë vijon të ngjallë polemika dhe reagime publike. Shoqëria civile nuk kundërshton ngritjen e këtij objekti për myslimanët, por për prerjen e pemëve në sheshin e Namazgjasë.

Për myslimantët kjo nuk është koha e duhur këto reagime për shkak se janë në muajin e shenjtë të Ramazanit, por shoqëria civile ka kërkuar ndërhyjen e Avokati të Popullit në këtë rast.

Avokati i Popullit Igli Totozani tha se ky është një objekt që myslimanëve i ka munguar prej dekadash dhe nuk mund ta kundërshtoj, nuk ka as juridiksionin për ta bërë këtë. Por avokati tha se do të monitoroj situatën në mënyrë të pavarur nëpërmjet një grupi pune  me ekspertë të tij.

Përfaqësues të shoqërisë civile thanë se prerja e pemëve masive është një katastroftë ekologjike dhe askush nuk mbaan qëndrim për ta frenuar këtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›