Shqiptari Hasa transferohet nga Leçe, te Napoli

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Napoli ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me 21-vjeçarin shqiptar Luis Hasa.
Mesfushori me tipare sulmuese është transferuar nga Leçe, teksa Juventusi do të marrë gjithashtu një bonus shtesë si pjesë e marrëveshjes, pasi Hasa ka dalë nga moshat e torinezëve.
Ishte presidenti i klubit napoletan, Aurelio De Laurentiss ai që dha lajmin zyrtar në rrjetet sociale, me një postim ku thjesht shkruhej: “Mirë se erdhe Luis!”.
Sipas medieve italiane Napoli ka paguar tek Leçe 500 mijë euro për të marrë talentin që bën pjesë tek Italia U-21. Juventusi kishte një klauzolë shitjeje prej 30%, kështu që bardhezinjtë kanë marrë gjithashtu një tarifë prej 150 mijë eurosh, sipas raporteve të fundit.
Hasa bëhet kështu nënshkrimi i dytë i Napolit në këtë afat kalimtar, pas marrëveshjes me Simone Scuffet, portieri i cili do mbërrijë në huazim nga Cagliari.
/a.f/r.e/