Shqiptari fiton betejën në 'The Voice of Switzerland'

Në serinë e radhës të, “The Voice” që shfaqet në televizionin publik të Zvicrës, këngëtari shqiptar,Valon Muhadri ka kaluar të mërkurën mbrëma me sukses edhe një pengesë.
Pas garave anonime individuale, dy javët e fundit këngëtarët garojnë brenda grupit, me ç`rast nga dy prej tyre dalin në “ring”, ku këndojnë duete ndërsa përzgjedhësi i tyre duhet të përcaktohet për njërin nga ta.
Valoni ka kënduar në duet me shokun e grupit të tij, Stefan Vollenweider, këngën “Dance with somebody” të Mando Diao. Nga ky duet, triumfues doli Valoni
“Shefja” e grupit të tij, Heinzemann ka thënë se këngëtari shqiptar ka arritur ta bindte më shumë sesa rivali i tij./Indeksonline/
/>