E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bare sharje te renda ne gjyq per Sali Berishen

Bare kercenon e shan kryeministrin per Lagunen e Karavastase. E nxjerrin jashte nga salla


TIRAN - Nuk ka bir nene te ma marre Lagunen sa te jem une gjalle. Ia shk... nenen Sali Berishes e kushdo tjeter qe e prek ate prone.


Me keto fjale dhe te tjera i pandehuri Aldo Bare i akuzuar si kreu i bandes se Lushnjes kercenoi e shfryu mllefin ne adrese te kryeministrit Sali Berisha menjehere sapo mbaroi deshmine njeri nga ish-pronaret e Lagunes se Karavastase i thirrur me cilesine e deshmitarit te akuzes.


I veshur me kostum e kollare dhe i ulur mes dy punonjesve te policise se burgjeve nga brenda kafazit te hekurit te salles se gjyqit qe ndodhet ne katin e pare te ambienteve te Gjykates per Krime te Renda i pandehuri Bare u shpreh se asnje person qofte ai edhe kryeminister nuk mund ta pervetesoje pronen e tij deri sa ai te jete gjalle.


Une nuk po bej presion fare e them une e bej Sa te jem une gjalle nuk do ta gezoje kush Lagunen e Karavastase


coj Tiranen ne Janine dhe Janinen e sjell ne Tirane po te dua Uje te zi i nxjerr edhe nga ketu ku jam kushdo qe fut hundet ne pronat e mia-theksoi Bare i nervozuar duke iu drejtuar te pranishmeve ne sallen e gjyqit.


Me pas vete Bare ka filluar te shaje dhe ofendoje njerin nga policet e burgjeve qe ndodhej ne sallen e gjyqit vetem per faktin se po e shikonte me habi per kercenimet qe po nxirrte nga goja per kryeministrin S.Berisha.


Ne kete moment kryesuesja e peseshes gjykuese gjyqtarja Fatmira Hajdari urdheroi togen e shoqerimit qe ta nxirrnin nga salla te pandehurin Bare per prishje te qetesise dhe vazhdimin e procesit gjyqesor pa pranine e tij.


Largimi i Bares u be pas terheqjes per te disaten here te vemendjes nga gjyqtarja Hajdari qe mos te bente presion dhe mos te kercenonte e prishte qetesine.


Prona per te cilen Bare kercenoi eshte konfiskuar me vendim te Gjykates per Krime te Renda dhe shume shpejt pritet qe Ministria e Financave ta nxjerre ne shitje. Ky vendim i ministrise sic duket e ka nxehur Baren duke leshuar keto kercenime drejt atyre qe shprehin interes per ta blere.


Nderkohe kercenimet e Bares nuk ishin te parat ne seancen e djeshme pasi kohe me pare ai kercenoi dhe shau disa deshmitare te akuzes mes tyre edhe shtetasin Gramoz Selmani i cili e akuzoi direkt per tentim vrasjen e tij Artur Dajes dhe vrasjen e Genc Kasharit.


Seanca e djeshme gjyqesore me pas vazhdoi pa pranine e Bares duke i pyetur tre deshmitaret e radhes te organit te akuzes te cilet ishin sjelle me force nga efektivet e Policise se Lushnjes ne zbatim te urdhrit te Gjykates per Krime te Renda.
Seanca e djeshme gjyqesore ndaj te pandehurit Bare ishte e 34-a per nga numri dhe ende nuk ka mbaruar Prokuroria me provat e saj.


Me kerkese te prokurorise gjykata kishte urdheruar policine per te sjelle me force tre deshmitaret e radhes shtetasit Luan Hoxha ish-pronar i Lagunes se Karavastase i cili ia kishte shitur kundrejt 60 mije lekeve te reja aksionet e tij.


Me pas ne salle u pyet deshmitari Pellumb Mece i cili bashke me vellane e tij ne vitin 1998 ishin shoqeruar me dhune ne Komisariatin nr.2 te Lushnjes qe njihej si vendi ku qendronte grupi i te pandehurit Bare dhe deshmitari i fundit daja i Artur Dajes shtetasi Xhavit ela.


Hoxha E shita Lagunen pa presion

Vetem pak minuta para se i pandehuri Aldo Bare ta nxirrej nga salla e gjyqit para togave te zeza deshmoi shtetasi Luan Hoxha i njohur edhe si njeri nder ish-pronaret e meparshem te saj i cili ia kishte shitur te pandehurit aksionet e tij me 60 mije leke te reja. Kam punuar ne Lagunen e Karavastase ne vitin 1997.


Babai im ka qene bashkepronar me 60 punetoret e tjere. Por kur u semur ai une e zevendesova dhe perfundimisht ngela punonjes aty. Kisha vetem dy dite ne pune kur pashe te gjithe peshkataret te shkonin ne nje zyre te firmosnin dhe merrnin nga 600 mije leke te vjetra.


Ishin dy persona qe nuk i njihnim ne ate zyre nderkohe qe njeri pas tjetrit firmosnim ne dy letra te bardha. Ndryshimin e pronarit te Lagunes na e njoftoi Tahir Zela. Pasi erdhi firma tjeter Laguna filloi te ruhej.


Ne fakt ne nuk morem vesh me shume se cfare po ndodhte morem ato leke firmosem ku na thane dhe ikem- deklaroi deshmitari Hoxha duke shtuar se ne asnje rast nuk ishte kercenuar per te firmosur kontraten e shitjes.


Meco Banda na mori peng dhe na derguan ne Komisariatin nr.2


Jam anetar i Partise Demokratike. Kjo eshte pergjigjja qe deshmitari i radhes i organit te akuzes shtetasi Pellumb Meco ia dha te pandehurit Aldo Bare pasi ky i fundit e pyeti se ciles parti i perket. i akuzuari si kreu i bandes se Lushnjes ne seancen e djeshme gjyqesore replikoi me deshmitarin Mece pasi ky i fundit u shpreh se banda e kishte shoqeruar me dhune ate dhe vellane e tij ne Komisariatin nr.2 qe ne ate kohe ishte vend strehimi i Aldo Bares.


Ka qene Arian Alicko Maksim ela dhe Arben Borici qe me moren mua dhe vellane me nje furgon te bardhe te blinduar dhe na cuan ne ambientet e Komisariatit nr.2. Aty gjetem deputetin e Partise Demokratike z.Ilir Bano dhe ish-kreun e Partise Socialiste ne Lushnje z.Ylli Sefen.


Degjuam Boricin dhe Banon qe debatonin mes tyre pasi Borici i kerkonte llogari qe pse nuk shkruhej per banden ne gazeta dhe qe ne kemi marre ne mbrojtje vajzat e Lushnjes dhe tregtaret qe te mos preken. Bano u tha se nuk ishte deputet i tyre dhe se ata e kishin deputetin e tyre ne PS.


Me pas na liruan por aty degjova se Arben Borici fliste me nje person ne telefon qe i drejtohej me fjalen shef. Nuk di me ke po fliste ndersa dua tju them se nuk di as sot pse na moren ate dite ne ate garazh- ka perfunduar fjalen e tij deshmitari Meco.


ela Nipi im Tur Daja u be hasem me Baren


Peseshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari degjoi edhe deshmine e shtetasit Xhavit ela i njohur edhe si daja i rivalit te Aldo Bares tashme i vrare Artur Daja. Para togave te zeza plaku ela u shpreh se nuk kishte dijeni per personat qe i kishin vrare nipin e tij Artur Dajen.


Por kishte mesuar se nipi ishte shok i ngushte me Baren por qe me vone u bene hasme. Para trupit gjykues ai tha se nuk dinte nese nipi ishte gjalle apo kishte vdekur dhe se pas djegies se shtepise motra e tij kishte luajtur mendsh.


Me pas prokurori kerkoi leximin e nje procesverbali lidhur me nje bisede mes Xhavit eles dhe krushkut te motres i cili e ka vene ne dijeni per vrasjen e nipit. Qemali me tha se kane vrare Tur Dajen. Me tha se jo vetem e kane vrare por koken e tij e kane shetitur ata te bandes neper qytet.


Prej vitit 1998 nuk kam pasur asnje kontakt me familjen e nipit tim. i thashe Qemalit se nuk me interesonte cfare kishte ndodhur se se ishte kohe rremujash dhe nuk doja te perzihesha. Familja e motres sime ka pasur perplasje me familjen e Alfred Shkurtit-mbylli deshmine plaku ela i ardhur me police nga Lushnja.


A.Bare Nuk ka bir nene te ma marre Lagunen. Ia shk... nenen Sali Berishes e kushdo tjeter qe ta preke ate prone... permend familjare te tjere te Berishes dhe shan rende

Gjyqtarja Hajdari Qetesohu dhe mos bej presion ne salle


A.Bare Nuk bej presion une. Ate qe e them e mbaj dhe e bej.


Gjyqtarja Hajdari Ulu dhe mos kerceno njerezit


A.Bare Sa te jem une gjalle nuk do ta gezoje kush Lagunen As Sali Berisha i q... m... dhe asnje gjyq a person tjeter


Gjyqtarja Hajdari Nxirreni jashte urdheron policet


A.Bare Po te dua e coj Tiranen ne Janine dhe Janinen e sjell ne Tirane edhe nga ketu ku jam. Nuk kam vdekur une akoma


Gjyqtarja Lidheni dhe nxirreni jashte salles per prishje te qetesise.


A.Bare Uji te zi i nxjerr edhe nga ketu ku jam atij qe prek pronen time


Policet Hajde ec i vene prangat


A.Bare Po ti cke qe me shikon ashtu. Ta tregoj une mire ty se cfare te bej te q... r...i drejtohet nje polici qe ishte ne salle qe po e shikonte me ngulm

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›