E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqiptari nuk mban nervat, plagos me thikë shefin e kuzhinës sepse nuk i pëlqeu mishi që iu servir

Nuk kanë qenë të pakta herët kur kemi dëgjuar për konflikte të përgjakura për asrye nga më banale.

I tillë ështe rasti i një 52-vjeçari  shqiptar në Selanik të Greqisë, i cili plagosi me thikë shefin e kuzhinës, pasi nuk i pëlqeu mishi që i kishin servirur në restorant.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit mars në një restorant në Selanik, kur 52-vjeçari shqiptar humbi kontrollin nga nervat se mishi që iu servir nuk ishte i shijshëm.

Sipas shqiptarit mishi që i servirën në restorant ishte i gatuar një ditë më parë.

Pas ngjarjes emigranti shqiptar u arrestua, ndërsa sot ai është paraqitur para Gjykatës në Selanik për tu njohur me masën e sigurisë.Ndaj 65-vjeçari rëndon akuza “vrasje e mbetur në tentativë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›