E Martë, 3 Nëntor 2026

Kongresi i SPD gjermane, Rama: Scholz përtëriu Procesin e Berlinit, të përkushtuar në bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale të shtunën, ka përshëndetur kongresin e SDP që po zhvillohet në Berlin. Nëpërmjet këtij reagimi, Rama vlerësoi rolin e kancelarit Olaf Scholz në rigjenerimin e Procesit të Berlinit.

“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, falënderoj sinqerisht Kancelarin Olaf Scholz për lidershipin e tij. Procesi i ripërtërirë i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e angazhuar në këtë proces si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në X.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›