Shqiptarja, shtatzënë me ish-bashkëshortin e Kim Kardashian
Share
Surprizat e lidhjes së shqiptares Fatmira Sinanaj me ish-bashkëshortin e Kim Kardashian, basketbollistin Kris Humphries, duket se nuk kanë përfunduar. Pasi ky i fundit kërkoi ndihmë nga FBI-ja, me pretendimin se ajo po e shantazhonte, vjen një tjetër lajm në lidhje me ata të dy. Sipas mediave amerikane, Sinanaj është shtatzënë prej tre muajsh dhe babai dyshohet të jetë pikërisht Kris. Një lajm jo i mirë për këtë të fundit, duke parë si e mbylli lidhjen e tij me shqiptaren Fatmira Sinanaj.