E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqyrtohen sot listat e kandidatëvePD e LSI ndryshojnë kandidatët

TIRANE - Partia Demokratike ka bërë një tjerë ndryshim në listën shumëemërore në Qarkun e Shkodrës,ku ka ndryshuar kandidatin me numër rendor 10 kunë listat e para ka qenë Merita Gradeci (Ahmteagaj),kun ë vend të saj është vendosur Irma Musa Kopliku Allushi.

Ndërkohë që edhe në Qarkun e Triranës kishte ndryshuar pikërisht dy kandidatë atë më numër rendor 20 ku është vendosur Baki Shehi dhe në vend të 32 është future në listë Greta Koçi, të dy emra që kanë përjashtuar nga lista shumëemërore Sahit Dollapin dhe Krenar Alimehmetin.

Pas shumë ditësh, vetëm dje u bë e mundur publikimi i listave shumëemërore të partive nga ana e KQZ. Edhe LSI ka ndrshuar në qarkun e Shkodrës renditjen e kandidatëve nr 5 Artan Bushati me Ridvan Hebaj numër 3.

Ndërkohë që në qarkun e Elbasanit LSI ka larguar nga lista kandidatin me nr.14 Veiz Boja dhe nr 16 Agron Roka ku ende nuk i ka zvednësuar ata. Edhe në Fier nr. 6 Frederik Çuko është ndërruar me nr 7 Elinor Shani. Ndërkohë që sot pritet të shqyrtohen dhe listat shumëemërore të 12 partive, ndërmjet tyre PS, PD LSI.

KANDIDATË TË NJËJTË

KQZ ktheu për plotësim të listave shumëemërore 5 parti nga 22 që u shqyrtuan dje, kjo për shkak se kandidatë të njëjtë ishin regjistruar në parti të ndryshme.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqitarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›