Topi: KQZ po manipulon listat e kandidatëve, situata do zgjidhje
Të tjera rreth shkrimit Partitë bëjnë ndryshime në lista Idrizit i ikën kandidati i Durrësit, kalon tek Aleanca Popullore Denar Biba: Por renditja në lista mund të ndryshojë PD ndryshon listat, hiqet Dollapi, vihet Greta Koçi Ambasadori suedez: KQZ me 7, jo 4 anëtarë ESI: Shkarkimi i anëtarit të KQZ i paligjshëm
TIRANË – Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, ka ngritur zërin sot për manipulimet që janë duke u bërë me listat e kandidatëve të dorëzuara në KQZ.
"Nga kanale informative apo nga media ne po marrim vesh që vazhdon manipulimi i listave ç'ka tregon se KQZ-ja, që sot është loje, nuk garanton asnjë siguri për shqiptarët. Në kushtet e "Dy duar për një kokë" ne jemi të detyruar të marrim përsipër situatën duke mbledhur të dhënat nga zgjedhësit tanë.
FRD është koshiente për klimën parazgjedhore. Partitë politike po merren me gjithçka, por jo me një fushatë reale. Ne jemi sot në gjendje të konstatojmë një difekt të rëndë të atyre që administrojnë zgjedhjet, tejkalimin e afateve të publikimit të listës. Është një përgjegjësi ligjore, jo një përgjegjësi partiake, siç po tentojnë ta mbyllin në kanalet dhe analet e partive.
Duam t’i them opozitës, që ka një përgjegjësi në mbulimin e vendeve vakante të KQZ-së. Ne do ta kishim problem, edhe sikur KQZ-ja të ishte e mbuluar, sepse Qeveria është recidiviste në zgjedhjet, mendo t’ia lesh fushën bosh. Nuk është se na vjen keq nëse i ruan Rama votat apo jo, por duam që KQZ -ja të mos trajtohet si një institucion, që ruan interesat partiake", - theksoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)