Shtatë ditë afat për OeSD

(E plotësuar) Kompania austriake OeSD e cila ka prodhuar pasaportat biometrike të Kosovës sot ka kërkuar nga MPB zyrtarisht që negociatat për zgjedhjen e kontesteve të kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike të shtyhen edhe për 15 ditë, meqenëse kanë nevojë të konsultohen me ekspertë të Bashkimit Evropian, transmeton Radio Kosova.
Behar Haziraj zëdhënës i MPB-së thotë se kjo kompani ka refuzuar pagesën e TVSH. Ai shtoi se në bazë të propozimeve që OSeD do t’i dërgoj MPB-së do të vendosen se a do të shkohet me vazhdimin e kontratës apo shkëputjen e saj.
Komisioni përkatës i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka vendosur që këtë kërkesë ta pranojë pjesërisht, sipas nenit 16.1, të kontratës për zgjedhje miqësore të mosmarrëveshjeve dhe që negociatat të shtyhen edhe për 7 ditë, pra deri më 23 janar të këtij viti.
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se ka marrë të gjitha udhëzimet ligjore edhe nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik. Nga kjo rezulton se sipas ligjit të prokurimit publik të Kosovës kompania OeSD është e obliguar që të paguaj taksat dhe TVSH.
Në këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka ndonjë detyrim ligjor as ndaj kompanisë e as ndaj doganave.
..................
Kompanisë austriake OeSD e cila ka prodhuar pasaportat biometrike të Kosovës i skadon sot afati që i ka dhënë e Ministria e Punëve të Brendshme për ti paraqitur propozimet rreth obligimeve të saj për të paguar taksat doganore dhe TVSH.
Behar Haziraj zëdhënës i MPB-së thotë se kjo kompani ka refuzuar pagesën e TVSH. Ai shtoi se në bazë të propozimeve që OeSD do t’i dërgoj MPB-së do të vendosen se a do të shkohet me vazhdimin e kontratës apo shkëputjen e saj, transmeton Radio Kosova.
“Ne sot e kemi dhënë afatin e fundit që ata do t’i dërgojnë me shkrim propozimet e tyre dhe në bazë të propozimeve të tyre do te vendosim a do të shkojmë me vazhdimin e kontratës apo do ta ndërpresim atë dhe hapet rruga për një tender të ri për pasaportat biometrike”, theksoi ai.
Kjo sipas Hazirajt, vjen pas takimit në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Kompanisë austriake për të gjetur zgjidhje sa i përket paqartësive që ekzistojnë në kontratën aktuale.
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se ka marrë të gjitha udhëzimet ligjore edhe nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik. Nga kjo rezulton se sipas ligjit të prokurimit publik të Kosovës kompania OeSD është e obliguar që të paguaj taksat dhe TVSH. Në këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka ndonjë detyrim ligjor as ndaj kompanisë e as ndaj doganave.
Kompania OeSD është shpallur fituese e tenderit në muajin gusht të 2011 për prodhimin e pasaportave biometrike. Skandali me pasaporta në MBP ka filluar vitin e kaluar kur kompanisë austriake nuk i shkuan në llogari 1.4 milion euro, për të cilat një nga nënkontraktueset e OeSD –së, Natali Velija shtetase gjermane u arrestua në Prishtinë. Velija pati deklaruar se këto para ajo është dashur ti japë ryshfet zyrtarëve të kësaj ministrie. /Indeksonline/