“Balli Kombëtar” proteston kundër ndarjes së Mitrovicës

Ballistët nga pjesë të ndryshme të Kosovës janë mbledhur sot në Mitrovicë për të protestuar kundër ndarjes së këtij qyteti.
Ata janë mbledhur në qendër te qyteti para bustit të Isa Boletinit dhe do të qëndrojnë për një orë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se ballistët kanë marr leje për ta mbjatur protestën.
“ Ne jemi të informuar për një protestë. Sipas njoftimit të dërguar në Polici, ajo do të filloj në orën 12:00 dhe do të zgjas një orë. Neve na është thëne se në këtë protestë do të marrin pjese rreth 100 persona. Kurse qëllimi i kësaj proteste edhe thëne të jetë kundërshtimi i ndarjes së Mitrovicës”, ka thënë Besim Hoti zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.