E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatë magjitë e Guardiolës

Trajneri më i suksesshëm në histori të Barcelonës, Pep Guardiola, ka njoftuar se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Por, suksesi i tij i jashtëzakonshëm në drejtim të skuadrës gjatë qëndrimit katërvjeçar në detyrë, do të kujtohet përgjithmonë.

Trajneri më i suksesshëm në histori të Barcelonës, Pep Guardiola, ka njoftuar se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Gjatë aventurës së tij të shkurtër, por historike, loja e skuadrës ka fituar respekt dhe adhurim në mbarë botën.

Për më tepër, edhe pse doli në skenë si organizator në mesfushën e “skuadrës së ëndrrave” të Johan Cruyffit në të 90-tat, arritjet e tij si trajner i Barcelonës kanë tejkaluar ato të ish mësuesit të tij.

Triumfi në hiq më pak se 13 gara prej kur u emërua në detyrë më 2008, Barcelona e Guardiolës ka vendosur një nivel që do të jetë pikarritje e çdo skuadre të së ardhmes. FIFA.com ka bërë një përmbledhje duke veçuar shtatë momentet magjike të Guardiolës në udhëheqje të gjigantit nga Nou Camp.

17 qershor 2008: Guardiola u emërua trajner i Barcelonës në vend të holandezit Frank Rijkaard. Përvoja e kaluar e Guardiolas si trajner ishin vetëm 361 ditët në krye të Barcelonës B, skuadër të cilën e udhëhoqi drejt promovimit në Segunda Division.

19 dhjetor 2009: Barcelona mposhti skuadrën argjentinase Estudiantes de La Plata në lojën shtesë për të fituar finalen e Kampionatit botëror të klubeve në Abi Dhabi. Goli nga Lionel Messi në minutën e 110-të kompletoi titullin e gjashtë të gjigantit katalan nga po aq gara sa zhvilluan në 18 muajt e parë nën drejtimin e Guardiolës. I kapluar nga emocionet, trajneri nuk mund ti rezistonte lotëve gjatë festës në fushën Zayed Sportis City.

20 prill 2011: Barcelona humbi nga Real Madridi në finale të Copa del Rey kur Cristiano Ronaldo realizoi me kokë në lojën shtesë, golin e vetëm të takimit. Kjo ishte humbja e parë e Guardiolës në një finale në drejtim të Barcelonës. “Urimet duhet ti takojnë Realit, por jam shumë i lumtur me mënyrën si janë sjell tifozët tanë dhe lojën e ekipit. Tani duhet të ngrihemi sërish”, tha ai.

26 prill 2011: Thellë në maratonën e serive të El Clasicos kundër Real Madridit, të nisur në Copa del Rey dhe përfunduar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Guardiola humbi qetësinë e tij të zakonshme gjatë konferencës për shtyp. “Në konferenca për shtyp ai është personazhi kryesor, ai është mjeshtri. Jashtë fushës ai ka fituar gjithçka gjithë vitin, për këtë ia dhuroj medaljen time të Ligës së Kampionëve. Nuk dua të garoj me të në një tjetër moment në këtë dhomë”, tha Guardiola për homologun e tij Jose Mourinho, në atë që ishte reagimi më i ashpër i tij si trajner i Barcelonës.

28 maj 2011: Guardiola u bë trajneri më i ri që fitoi Ligën e Kampionëve në dy raste, pasi 40 vjeçari udhëhoqi Barcelonën drejt fitores 3-1 në finale ndaj Manchester Unitedit në Wembley. “Në kohën time si trajner, kjo është skuadra më e mirë me të cilën jam përballur”, tha pas ndeshjes menaxheri i Unitedit, Sir Alex Ferguson.

9 janar 2012: Pas gala mbrëmjes për FIFA Topin e Artë 2011: Guardiola, për herë të parë fitoi çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në botë, pas një tjetër edicioni të shkëlqyeshëm ku skuadra e tij rrëmbeu pesë nga gjashtë titujt në dispozicion. “Ky është një burim i madh i gëzimit, por ju nuk bëheni futbollist ose trajner për të fituar çmime. Ju e bëni këtë për tu kënaqur me lojën, të aplikoni një filozofi dhe punoni me futbollistët”, deklaroi ai.

27 prill 2012: Trajneri më i suksesshëm i Barcelonës i tha futbollistëve të tij se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Guardiola mund të përmbyll aventurën e tij në Nou Camp me një tjetër trofe nëse më 25 maj mposht Athletic Bilbaon në finalen e Copa del Rey, triumf i cili do ta dërgonte në 14, kuotën e titujve të fituar nën drejtimin e tij. Krejt kjo nga 19 të mundshëm. Trashëgimia e Guardiolas po ashtu tejkalon titujt, pasi ai u dha debutimin 22 futbollistëve të dalë nga akademia e Barcelonës, për dallim nga 14 përforcimet e angazhuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›