El Baradey me parti të re në Egjipt

Njoftimi për Partinë e re Kushtetuese shënon një kthim në jetën publike të El Baradeyt, i cili ka deklaruar në janar se nuk do të kandidojë për president.
Tërheqja e tij katër muaj para fillimit të votimit presidencial iu kishte dhënë një goditje grupeve liberale dhe majtiste që qëndronin pas kryengritjes, e cila detyroi Hosni Mubarakun të largohej nga pushteti në vitin e kaluar.
Kthimi i El Baradeyt tani mund t’iu japë grupeve liberale shpresë të re, pasi që pësuan një rënie të madhe në zgjedhjet e parlamentare të Egjiptit, ku partitë islamiste morën pothuaj 70 për qind të ulëseve.
Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të Egjiptit do të jetë më 23 dhe 24 maj.
Në ndërkohë, me dhjetëra egjiptianë u plagosën në përleshjet e ndodhura në Kajro të dielën, në një protestë kundër heqjes së disa emrave nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Midis 23 figurave që regjistruan emrat e tyre, vetëm 13 u lejuan që të konfirmohen si kandidatë zyrtarë.
Midis të përjashtuarve figuron një udhëheqës i partisë së Vëllazërisë Myslimane dhe ish-kreu i Shërbimeve Sekrete Egjiptiane në kohën e Mubarakut.