Shtate te vrare me thike ne Tokio
Nje person i armatosur me thike ka vrare shtate vete dhe ka plagosur dhjete te tjere ne qender te Tokios, njofton media lokale. Incidenti ka ndodhur ne lagjen Akihabara, nje zone e ngarkuar tregtare e njohur dhe si Qyteti Elektrik, qe eshte shume e vizituar nga te rinjte dhe turistet. Personi i dyshuar per sulmin, qe thuhet se eshte 25 vjecari Tomohiro kato, eshte arrestuar. Zedhenesi i policise, Jiro Akaogi u tha gazetareve: "I dyshuari tha se shkoi ne Akihabara per te vrare njerez. Ai tha se ishte i lodhur nga jeta". Viktimat jane gjashte burra nga mosha 19 deri ne moshen 74 vjecare dhe nje vajze 21 vjecare, njoftoi nje agjenci vendase lajmesh. Njoftohet se i dyshuari perplasi nje mikrobus te marre me qera ne nje turme njerezish dhe filloi te godiste me thike ata qe i dolen perpara. Incidenti ndodhi ne oret e para te pasdites me oren lokale. Nje tjeter tragjedi e po ketij lloji ka ndodhur 8 vite me pare ku nje shtetas ka hyre ne nje shkolle te Japonise dhe aty ai ka goditur per vdekje 8 nxenes te kesaj shkolle. Atentatori i kesaj ngjarje ishte i semur mendor.