Birra "Korca", certifikohet me ISO 22000
Birra "Korca" vleresohet me certifikaten ISO 22000. Kjo kompani shqiptare eshte e para qe ka marre kete vleresim, duke rritur me tej emrin e markave "Made in Albania" ne te gjitha vendet e Europes. Certifikata ISO i jepet vetem atyre kompanive te cilat garantojne cilesine e prodhimit ne nivele maksimale dhe qe perdorin teknologjine ne nivelet me te fundit bashkekohore. Kjo certifikate ka bere qe Birra Korca te jete e vetmja fabrike birre ne Shqiperi dhe Ballkan qe vleresohet me keto karakteristika. Certifikata ISO 22000 e cila garanton sistemin e menaxhimit per sigurine e ushqimit zbatohet ne me shume se 700 organizata ne 60 vende ne te gjithe boten. Certifikimi i kompanise, birra Korca me ISO 22000, eshte vetem nje element me shume, qe tregon se cilesia e saj, i perket standardeve me te zhvilluara nderkombetare. Kjo certifikate jepet vetem pas vleresimit ne terren te fabrikes, cilesise se lendes se pare dhe te prodhimit final, pra certifikon kompanine dhe produktin me vleresimin e saj maksimal. Birra 'Korca' per here te pare ka dale ne vitin 1928 duke qene keshtu edhe birra e pare e prodhuar ne vend dhe njekohesisht furnizuesja e vetme e tregut shqiptar per vite radhe.