“Shtatore në Durrës për Dom Nikollë Kaçorrin”
22-11-2012 / Gazeta 55
Zv/kryeministër i parë i Shqipërisë në kabinetin e Ismail Qemalit
Kryeministri Sali Berisha propozon nderimin e figurës së Dom Nikollë Kaçorrit me një shtatore në qytetin e Durrësit. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, kreu i qeverisë Berisha kërkoi që në një nga sheshet e Durrësit të ngrihet shtatorja në nderim të figurës së Dom Nikoll Kaçorrit, i cili ishte klerik, politikan dhe atdhetar shqiptar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Zëvendës/kryeministër i parë i Shqipërisë në kabinetin e Ismail Qemalit.