E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatzena: Si shpetova nga vdekja

Tirane- Nje grua e cila ka qene shtatzene ne momentin qe ka ndodhur shperthimi ne Gerdec, ka treguar dje sesi shpetoi veten e saj. Ermira Berisha ka ardhur dje ne Gjykaten e Tiranes se bashku me femijen e saj te vogel, te cilin e la jashte salles ne momentin qe hyri per te deshmuar. Mesohet se gjate tragjedise, Berisha ka qene kater muajsh shtatzene. "Diten e ngjarjes kam qene ne fabrike rreth 15 metra larg vendit, afer kazanit te naftes dhe barutit. Zjarri ra prane disa predhave tek dera e fabrikes. Ne ato momente kam degjuar nje krisme te madhe dhe me pas kam tentuar te largohem. Por, nje flake e madhe me ka kapur, duke me djegur ne kurriz dhe ne pjesen e pasme te kokes. Si pasoje e ketij shperthimi kam humbur pjeserisht degjimin. Ne momentin qe me ka kapur zjarri me ka rene te fiket dhe jam zgjuar ne spital. Ne ate kohe kam qene shtatzene afro 4-muajshe, fatmiresisht shpetuam dhe une dhe femija", ka nisur te tregoje deshmitarja Berisha. Gjate seances se djeshme gjyqesore deshmitarja ka ngritur disa here zerin, pasi mendonte se askush nuk e merrte vesh. Deshmitarja i ka bere me dije trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado, se si pasoje e shperthimit, ajo kishte pesuar demtime te shumta ne trup, nderkohe qe femija ka qene ne gjendje te mire shendetesore. Deshmitarja i ka bere me dije gjykates, se per dy muaj me radhe ka qendruar nen psikoterapi per shkak te frikes se humbjes se femijes.

Gruaja ka treguar se ne fabrike kishte punuar se bashku me disa shoqet e saj. Ajo kishte takuar drejtuesit e firmes, te cilet e kishin marre ne pune. Mesohet se fillimisht Berisha kushte punuar ne procesin e fishekeve, ku gjate kesaj faze merrej me larjen e fishekeve qe shkonin per demontim dhe me pas per paketim. E pyetur mbi rregulloren e sigurimit teknik, apo trajnimin per procesin e punes ne fabrike, Berisha u shpreh se "Tani dhe Vangjeli, na mesuan procesin e punes. Por edhe Endri, ai qe humbi jeten gjate shperthimit dhe nje burre me mjeker. Ndersa per fikjen e zjarrit, kemi pasur kova uji dhe disa gjera te vendosura ne mur per kete pune, pasi kisha degjuar nga te tjeret, qe ne fabrike kishte rene zjarr dy here". Ne fund te deshmise se saj, deshmitarja Berisha ka treguar se "edhe sot e kesaj dite, ne gjume degjoj krisma dhe trembje te madhe". Pas deklarimeve te deshmitares, prokuroria i ka kerkuar gjykates kundershtimin e pjesshem te deshmise se saj ne lidhje me krismen qe kishte degjuar. Prokurorja Marjeta Zaimi ka lexuar deshmine e Ermires dhene para oficereve te policise gjyqesore pasditen e dates 15 mars 2008, kur ndodhi edhe shperthimi fatkeq. Ajo kishte deklaruar se rreth ores 12 pa 10 minuta shpertheu nje flake e madhe dhe ne kete moment eshte larguar me shpejtesi. Gjate deklarimeve para oficereve te policise gjyqesore, nuk kishte pohuar faktin se kishte degjuar krisma. Kundershtimi i deshmise nga prokuroria, eshte pranuar edhe nga mbrojtja, te cilet nuk kane dhene asnje koment. Gjate seances se djeshme kane deshmuar edhe kater persona te tjere, ish-punonjes ne fabrike te cilet kane konfirmuar edhe nje here faktin qe ne fabrike nuk kane qene te siguruar, ndersa ne pune ishin marre nga i pandehuri Dritan Minxholli.

Ushtaraket, se shpejti deshmitare

Pas degjimit te pese deshmitareve, prokuroria i ka kerkuar gjykates thirrjen e dy rojeve te shoqerise private qe kishte marre persiper sigurine e fabrikes dhe me pas do vijohet me ushtaraket. Ish-ushtaraket do te japin versionin e tyre rreth dijenise qe kishin per procesin e demontimit dhe sasise se municioneve te mberritura ne Gerdec. Gjithashtu, edhe dy rojet e shoqerise, qe kishte marre persiper ruajtjen e fabrikes, do te rrefejne ate cka dine rreth ngjarjes, nese ishin te pranishem ne momentin kur ndodhi shperthimi, si dhe levizjet e municioneve ne fabrike.

I pandehuri, ish-drejtori i fabrikes ka deklaruar se Mihal Delijorgji, ka pasur vetem anen financiare ne fabriken e Gerdecit, pasi me anen teknike nuk merrej "Albademil", por amerikanet.

Tragjedia

Tragjedia e Gerdecit ndodhi me 15 mars te vitit 2008, ku si pasoje e nje shperthimi te fuqishem ne fabriken e demontimit te armeve, humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›