Shtegu ”High Scardus Trail”, fitues i projektit më të mirë evropian të turizmit

Shtegu ndërkombëtar i turizmit malor në rajonin ndërkufitar midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është shpallur fitues i “Projektit më të mirë evropian të turizmit” për vitin 2022 nga “British Guild of Travel Writers”.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
“High Scardus Trail shtrihet përmes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ku përveç panoramës fantastike, e tillë është edhe mikpritja e banorëve vendas për miqtë dhe këdo që përshkon këtë shteg” u shpreh Kumbaro.
High Scardus Trail është shtegu më i gjatë në të gjithë Ballkanin. Ai kalon nëpër tre shtete, Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut. Shtegu është një shtrirje e Via Dinarica që lidh të tre vendet përgjatë kufirit të tyre të përbashkët. Rajoni i Dibrës mes tre shteteve është një nga polet më të rëndësishëm të tij. Shtegu kalon në 6 parqe kombëtare dhe një total prej 495 km shtigjesh.