E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepia e Bardhe Perparim ne negociatat per buxhetin

Shtepia e Bardhe thote se negociatoret ne kongres duket se kane bere perparim ne shmangien e ndaljes se funksionimit te qeverise nderkohe qe afrohet afati per arritjen e marreveshjes mbi buxhetin.

Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Xhei Karni tha se duhet kujdes ne menyre qe te mos preket ekonomia. Ai tha se negociatoret duhet te punojne per nje mase shpenzimesh qe do tu jepte ligjvenesve kohe te mjaftueshme per te miratuar legjislacionin per financimin e qeverise per pjesen tjeter te vitit fiskal.

Fondet e tanishme te qeverise skadojne te premten. Mbyllja e qeverise do te prekte sherbimet jo-esenciale qeveritare dhe do te linte pa pune perkohesisht qindra mijera punonjes te qeverise.

Presidenti Barak Obama u ka bere thirrje ligjvenesve te gjejne gjuhen e perbashket dhe te miratojne nje marreveshje per buxhetin para se te skadoje afati i fondeve te tanishme.

Qeveria federale ka punuar deri tani me masa te perkohshme shpenzimesh qe nga viti i kaluar meqenese kongresi nuk e ka miratuar buxhetin per vitin fiskal i cili filloi me 1 tetor.

Hera e fundit qe eshte mbyllur qeveria ishte ne fund te vitit 1995 fillimi i vitit 1996 gjate presidences se demokratit Bill Klinton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›