E Shtunë, 31 Tetor 2026

mendet Kol plagos me arme 21-vjecarin

Pas divorcit me gruan Sheril Eshli Kol per nje kohe te gjate nuk ishte me ne fokusin e tabloideve britanike. Por dje magjia u thye. Kesaj radhe ne mes ishin ceshtje e zemres por disa ceshtje edhe me te rendesishme. Mbrojtesi i majte i Celsit ka qene protagonist i nje incidenti te rende ne fushen stervitore te kampioneve te Anglise. Eumlshte perpjekur te beje shaka me nje arme qe mendonte se ishte e boshatisur duke u futur i armatosur ne dhomat e zhveshjes. Karabina 22-milimetershe u shkrep ne menyre te pavullnetshme ndersa plumbi pershkoi studentin 21-vjecar Tom Kouan i cili kryente stazhin prane qendres stervitore te bluve te Londres dhe ishte vetem 5 metra larg Eshlit. Kouan student i akademise se futbollit te Universitetit te Lugborout kishte fituar te drejten e nje burse per te punuar ne qendren Kobham. Ky skandal ka ndodhur te dielen e shkuar dhe eshte zbuluar nga News of the World. Eumlshte e paimagjinueshme se si nje futbollist i Premier Liges te marre me vete nje arme ne qendren stervitore. Ai e nxori karabinen nga kellefi te cilin e posedon pa leje dhe ia drejtoi djalit qe ndodhej vetem 5 metra larg. Plumbi e pershkoi fatmiresisht pa i prekur organet jetesore - tha nje burim per tabloidin. Ai shtoi se Celsi e kishte mbajtur te fshehte ngjarjen nga policia dhe ne ndihme 21-vjecarit te plagosur i erdhen menjehere mjeket e klubit. Futbollisti qe eshte shokuar nga ngjarja ka marre nje paralajmerim nga drejtuesit e klubit te cilet nuk e kane kursyer por e kane hedhur ne fushe per 90 minuta ne ndeshjen e mesjaves ndaj Konpenhagenit ne Champions. Sipas ligjit penal ne Britani Kol nuk mund te akuzohet per armembajtje pa leje sepse karabina 22-milimetershe sipas ligjit penal britanik klasifikohet ne armet ajrore ndonese mund te te marre lehtesisht jeten. Megjithate ai rrezikon ngritjen e akuzes se plagosjes se pavullnetshme e cila nese vertetohet i rrezikon lojtarit 5 vjet burg dhe nje gjobe te majme. Nuk komentojme per ceshtjet e brendshme te klubit - shkruhej ne deklaraten e klubit te Celsit. Nderkohe qe sipas autorit te lajmit Neil Ashton presidenti i Celsit Roman Abramovic pasi ka mesuar per ngjarjen ka kerkuar nje hetim te plote te saj. Plagosja e te riut pritet te shkaktoje deme te paimagjinueshme per imazhin e klubit kampion. Me sjelljen e futbollisteve te Celsit dhe Eshli Kolit ne vecanti eshte shume e veshtire per te mbrojtur lojtaret - tha Neil per pozicionin e veshtire ku ndodhet miliarderi rus. Kol eshte ne nje moment te tmerrshem psikologjik - shtoi ai per mbrojtesin 30-vjecar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›