E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepia e Bardhe ben parashikime te reja mbi ekonomine

Shtepia e Bardhe njoftoi te dhena te reja te cilat tregojne se kete vit ekonomia amerikane do te rritet me 17 per qind dhe shkalla e papunesise mund te mbetet rreth 9 per qind edhe vitin e ardhshem. Papunesia per kete vit do te jete mesatarisht 9.1 per qind.

Sipas parashikimeve te reja te Shtepise se Bardhe rritja ekonomike do te jete 1 per qind me pak se sa parashikimi qe kishte bere ne shkurt administrata e presidentit Obama.

Raporti njoftohet nje jave para se Presidenti Barak Obama te mbaje nje fjalim para Kongresit amerikan per te parashtruar nje plan te ri per vendet e punes dhe rimekembjen ekonomike.

Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Xhej Karni Carney tha se plani i presidentit synon te ule ndjeshem shkallen e papunesise.

Presidenti do te parashtroje propozime specifike te cilat do te permiresojne zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve te punes ne afatin e shkurter.

Nderkohe Shtepia e Bardhe tha se deficiti buxhetor qendron tani ne shifren 13 trilion dollare 20 per qind me pak nga shifra prej 16 trilion dollaresh e parashikuar ne shkurt dhe kjo u arrit me ane te shtimit te te ardhura nga taksat dhe shkurtimit te shpenzimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›