E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shtëpia e Manit” në Drenovë, shkollë kushtuar traditës së prodhimit të rakisë

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Drenova ka tashmë “Shtëpinë e Manit”, një hapësirë e kushtuar traditës së prodhimit të rakisë prej mani.

Lajmi u dha nga kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo i cili tha se “Shtëpia e Manit” vjen në kuadër të projektit “Rrugët e Shijes”, si një bashkëpunim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Korçë. Projekti synon krijimin e hapësirave të reja për prodhimin dhe promovimin e produkteve tipike të fshatrave të Korçës. Më herët, në fshatin Qatrom u ngrit edhe “Shtëpia e Qershive”.

Ndërkohë, në Drenovë, u rikualifikua dhe restaurua, një shkollë ekzistuese, duke krijuar ambiente për muzeun e rakisë, laboratorin e prodhimit dhe përpunimin e frutave, si dhe hapësira për tregtimin dhe promovimin e produkteve lokale. Gjithashtu, Filo bën të ditur se është rikonstruktuar edhe i gjithë sheshi, me ambiente për punëtori, panaire, tregje dhe aktivitete të komunitetit.

“Përmes këtyre hapësirave, tradita dhe produktet karakteristike të fshatrave të Korçës bëhen pjesë e një oferte të re turistike, duke krijuar mundësi për zhvillimin e prodhimit vendas dhe për t’i sjellë vizitorët më pranë shijeve dhe mikpritjes së zonës”, u shpreh kryetari i bashkisë së Korçës.

1 nga 11

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›