E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtëpia ku lindi Hitleri kthehet në stacion policie, marrin fund polemikat dhjetravjeçare

Një stacion policie nisi të mërkurën së funksionari në ndërtesën ku lindi diktatori nazist Adolf Hitler në qytezën  austriake të Braunau am Inn. Hapja e stacionit policor vjen pas vitesh polemikash në lidhje me atë që duhej bërë me ish bujtinën ku diktatori erdhi në jetë në prill të 1889-ës dhe jetoi për disa javë para se familja e tij të zhvendosej në një adresë tjetër po në Braunau.

Diktatori dhe të afërmit u larguan përgjithmonë nga qyteti kur ai ishte tre vjeç, por Hitleri u kthye sërish në Braunau në 1938-ën,  pasi aneksoi Austrinë. Ndërtesa ka ndryshuar por për dekada të tëra o shkaktoi dhimbje koke autoritee austriake që synim kishin të mos lejonin që ajo të kthehej në një vend të peligrinazhit të neonazistëve.

Për shumë vitesh, ministria e brendshme austriake ia mori me qira pronares ja, një grua me emrin Gerlinde Pommer,  së cilës i paguante një shumë të konsdierueshme. Ndërtesa u përdor nga një shoqatë bamirësie për personat me nevoja të veçanta, që u detyrua të largohej pasi Pommer bllokoi punimet rinovuese, duke refuzuar vazhdimisht ofertat për t’ia shitur godinën qeverisë. 

Në 2016-ën, parlamenti austriak miratoi një ligj që i dha qeverisë të drejtë t’ia sekuestronte pronën zonës Pommer, së cilës i pagoi një kompensim prej 812 mijë eurosh. Më pas ajo u ankua në gjykatë me pretendimin se shumë ishte shumë e vogël, por humbi çështjen. 

Tashmë në godinë, janë vendosur forcat lokale të zbatimit të ligjit çka pritet të pengojë aktivitetet e mundshme të neonazistëve pranë saj. Ndërtesa nuk ka asnjë shenjë që mund ta lidhë me historinë e saj. E vetmja shenjë që e lidh me Hitlerin është një gur marrë nga kampi i përqendrimit të Mauthausenit dhe vendosur në rrugën pranë saj ku shkruhet: “Kurrë më fashizëm”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›