E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtëpia shkrumbohet nga flakët në Stan-Karbunar në Lushnje, dyshohet shkëndijë elektrike

Një banesë në fshatin Stan-Karbunar, njësia administrative Karbunar e Vogël, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Pas njoftimit në sallën e operativave të policisë, menjëherë u dërgua në vendngjarje një makinë zjarrfikëse, e cila arriti të neutralizojë zjarrin. 

Si pasojë e flakëve, dëmet materiale kanë qenë të shumta, duke përfshirë pajisje dhe orendi shtëpiake. Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz, pasi në momentin e ngjarjes në banesë nuk ndodhej askush. 

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Dyshohet se një shkëndijë elektrike mund të ketë qenë shkaku i ngjarjes. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›