“Shtëpitë e barit dominohen nga shqiptarët”, gazetari britanik: Nuk jam dakord që të gjithë të etiketohen si kriminelë

Gazetari Zak Graner Puriks ishte këtë të martë në një lidhje direkte për “People” në Euroneës Albania ku ka komentuar rreth të dhënave të publikuara në Mbretërinë e Bashkuar ku thuhet se shqiptarët zënë vendim më të lartë sa u përket krimeve.
Ata listohen në krye të tabelës së krimeve vendosen shqiptarët si kombësia më e mundshme për t’u arrestuar, të ndjekur nga afganët, irakianët, algjerianët dhe somalezët.
Sipas gazetarit të Daily Express është një numër i vogël shqiptarësh që jetojnë në Britani të cilët janë përfshirë në krime, ndaj nuk duhet parë i gjithë komuniteti i shqiptarëve si të rrezikshëm.
“Mendoj se nuk është e drejtë. Kam qenë në Shqipëri disa herë dhe nuk mund të them që nuk është një vend i sigurt për gratë. Kjo nuk përfaqëson shqiptarët. Problemi është se kush ka ardhur nga Shqipëria në Angli, fatkeqësisht është një numër i vogël i popullsisë që mund të jetë i prirur të përfshihet në episode kriminale të cilat ju i përmendët.
Shtëpitë e barit janë një fenomen shumë i përhapur te shqiptarët, ndaj shikojmë edhe shifra të tilla. Disa që kanë hyrë vitet e fundit mund të jenë akuzuar për ngacmime apo krime të tjera, por nuk jam dakord që shqiptarët të cilësohen si kriminela”,-u shpreh ai.