E Hënë, 2 Nëntor 2026

U kap me 34.5 kg kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 34.5 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.

Sipas mediave italiane gjatë ndalimit të riut shqiptar i janë gjetur 10 pako kokainë brenda në makinë, më pas policia ka ushtruar kontroll edhe në banesë ku ka gjetur edhe 20 blloqe të tjera.

Lënda narkotike dhe 5 mijë euro cash janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu janë sekuestruar celularë, një peshore precize dhe materiali për paketimin e lëndës narkotike.

Pas arrestimit, 28-vjeçari u dërgua në burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›