Shterpce sulmohet kryetari i komisionit zgjedhor
Nje incident ka ndodhur rreth ores 0900 ne komunen e Shterpces ne Kosove. Lajmi behet publik nga Kosova Press e cila i referohet burimeve brenda policise se Kosoves.
Raportohet se incidenti ka ndodhur ne fshatin Bitice te komunes Shterpce ku kryetari i komunes Bratisllav Nikolic ka sulmuar fizikisht kryetarin e Komisionit Zgjedhor.
Nderkaq me heret ne Mitrovice eshte shenuar dhe incidenti i pare ne Zubin Potok. Sipas zedhenesit te Sherbimit Policor te Kosoves Besim Hoti persona ende te paidentifikuar per policine kane shtene me arme zjarri ne drejtim te objekteve te KFOR-it ne Zubin Potok.
Hoti po ashtu konfirmoi se procesi ka filluar ashtu sic ishte parashikuar pasi jane hapur te gjitha vendvotimet ndersa siguria gjtihashtu sipas zedhenesit te policise do te jete nivel te larte gjate gjithe dites. Sipas informacioneve te fundit te shtenat ndaj nje objekti te KFOR-it jane regjistruar pak momente para hapjes se qendrave te votimit.
Nderkaq ne disa qendra te tjera te vendit jane verifikuar disa probleme te vogla me llampat identifikuese. Gjithashtu mediat kosovare raportojne se ne terren eshte gjetur nje leter ku shprehet pakenaqesia per organizimin e zgjedhjeve ne Mitrovice.