Shtetet e Bashkuara pershendesin arrestimin e Ratko Mlladicit

Shtetet e Bashkuara e pershendeten arrestimin e Ratko Mlladicit. Shtepia e Bardhe tha se Uashingtoni deshiron te shikoje nje transferim te shpejte te Mladicit ne Gjykaten e Hages.
Sekretari i shtypit i Presidentit Obama tha se e pershendeste Presidentin Tadic dhe qeverine serbe per perpjekjen e tyre te vendosur qe Mlladici te kapej dhe ti jepet drejtesise.
Shtepia e Bardhe tha gjithashtu se kjo eshte nje dite e rendesishme per familjet e viktimave te shumta te Mlladicit.
Nga ana e tij Departamenti amerikan i Shtetit tha se arrestimi i Mlladicit sherben si nje deklarate per te gjithe ata njerez ne bote qe shkelin ligjin dhe vene ne shenjester civilet e pafajshem.
Drejtesia nderkombetare funksionon thuhet ne deklaraten e Departamentit te Shtetit.