Kethrin Ashton Kosova dhe Serbia duhet te bashkepunojne ne rrugen drejt BE-se

Shefja e politikes se Jashtme te Bashkimit Evropian tha sot se Kosova dhe Serbia duhet te punojne per permbushjen e kritereve dhe vendosjen e bashkepunimit rajonal ne rrugen e tyre drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Zonja Ashton qendroi dje ne Beograd dhe sot ne Kosove ne perpjekje per nxitur reformat ne te dyja vendet dhe per te mbeshtetur bisedimet per ceshtje teknike ndermjet te dyja paleve.
Perfaqesuesja e larte per politike te jashtme e Bashkimit Evropian Catherine Ashton tha sot se Kosova dhe Serbia duhet te jene pjese e Bashkimit Evropian dhe bashkepunimi rajonal eshte thelbesore per realizimin e ketij synimi. Ajo i beri keto komente ne kuader te vizites se saj ne Kosove gjate se ciles me mikpritesit e saj ka diskutuar rrugen qe duhet te ndjekin vendet e rajonit drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Ajo tha se integrimi i Kosoves eshte pikepamje e perbashket qe duhet te shnderrohet ne realitet. Ne nje konference per gazetare ne Prizren se bashku me kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci ajo tha se eshte biseduar per shqetesimet rreth liberalizimit te vizave marredhenieve tregtare me Bashkimin Evropian dhe rolin e Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine ndersa vuri theksin ne bisedimet qe jane duke u zhvilluar me ndermjetesimin e kabinetit te saj ndermjet Kosoves dhe Serbise.
Ky dialog eshte nje rruge praktike per te siguruar se jeta e qytetareve do te jete me e lehte dhe me e mire dhe rrjedhojat praktike te tij do te bejne ndryshimin ne jeten e njerezve te ketij vendi tha zonja Ashton.
Ajo erdhi ne Kosove nga Beogradi ku qendroi ne diten kur autoritetet e atjeshme arrestuan ish komandantin e serbeve te Bosnjes Ratko Mladic. Arrestimi i tij nga autoritetet serbe komentohet si menjanim i pengeses kryesore drejt statusit te vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Zonja Ashton tha se ky arrestim eshte nje moment i rendesishem per Serbine.
Por rruga drejt Bashkimit Evropian kerkon shume gjera per te gjithe. Ajo kerkon shume pune ne ceshtjet teknike qe duhet te zgjidhen dhe kerkon perparim ne drejtimin politik me tere Bashkimin Evropian. Mendoj se kjo eshte kuptuar shume mire ne Serbi dhe mendoj se eshte kuptuar shume mire eshte ketu. Ajo qe une deshiroj eshte qe te punojme se bashku per tu siguruar se do te jemi ne gjendje te mirepresim Kosoven dhe Serbine ne Bashkimin Evropian ne menyren me te mire te mundshme tha ajo duke vene theksin tek nevoja e forcimit te marredhenieve rajonale si ceshtje me rendesi thelbesore per integrimin ne Bashkimin Evropian tha zonja Ashton.
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha nderkaq se bashkepunimi dhe fqinjesia e mire ndermjet Kosoves dhe Serbise hapin te ardhmen e sigurt evropiane te te dyja vendeve.
E ardhmja evropiane e Serbise nuk varet dhe nuk lidhet me emrin e Ratko Mladiqit por me sjelljen evropiane te Serbise ne raport me Kosoven tha kryeministri Thaci
Zonja Ashton gjate dites vizitoi edhe Misionin e EULEX-it duke bere thirrje per mbeshtetje ndaj tij.
Njezet e shtate shtetet anetare te Bashkimit Evropian e perkrahin ne teresi Misionin dhe punen te cilen eshte duke u perpjekur ta beje ai. Perballja me ceshtjet e rendit dhe ligjit eshte jashtezakonisht me rendesi per te ardhmen e Kosoves qytetareve te saj dhe eshte element thelbesor per ambiciet qe lidhen me punen dhe zhvillimin e Kosoves me Bashkimin Evropian tha zonja Ashton.
EULEX-i me rreth 2 mije police gjykates e prokurore eshte misioni me i madh ne historine e Bashkimit Evropian.