Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë kontributin e çmuar të Forcave të Armatosura shqiptare në Irak.

3 shkurt 2009
Presidenti i Republikës, Prof . Dr. Bamir Topi dhe njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ka marrë një mesazh nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W. Bush, në të cilin shprehet mirënjohja dhe vlerësimi për kontributin e dhënë nga forcat e armatosura të Shqipërisë në kuadër të misionit gati pesëvjeçar në Irak.
“I dashur Z. President,
Tashmë që forcat ushtarake shqiptare përfundojnë shërbimin e tyre të gjatë në Irak, kam dëshirë të shpreh mirënjohjen e thellë të Shteteve të Bashkuara për qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për trupat që vendi juaj ka kontribuar për Forcën Ndërkombëtare në Irak nga prilli i 2003 deri në dhjetor të 2008.
Kjo gatishmëri e Shqipërisë për të mbështetur ngritjen dhe forcimin e qeverisjes demokratike në Irak, megjithë vështirësitë e mëdha, dëshmon për shpirtin e popullit shqiptar dhe përkushtimin e tij për t’i shërbyer çështjes së lirisë globale, që unë e kam përjetuar vetë qartësisht gjatë vizitës sime në Tiranë vitin e kaluar. Populli i Shqipërisë duhet të jetë krenar për pjesëmarrjen në ndërmarrjen e suksesshme për të ndihmuar Irakun që të sigurojë lirinë e vet. Ne presim me gëzim të shërbejmë së bashku me kontigjentet e ardhshme shqiptare në mbrojtje të lirisë.
Eksperienca jonë e përbashkët në Irak tregon shembullin më të mirë sesi partneriteti midis vendeve tona është thelluar në vitet e fundit. Unë kam besim që këto lidhje do të forcohen ndërkohë që Shqipëria zë vendin e saj si anëtare e NATO-s ndërkohë që qeveritë tona rrisin bashkëpunimin e tyre në shërbim të sigurisë globale, lirisë dhe paqes.” – theksohet në mesazhin e ish-Presidentit Xhorxh W. Bush.