E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dërgon mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të diplomatit Lublin Dilja.

2 shkurt 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi familjarëve të diplomatit të karrierës, Lublin Dilja, për ndarjen nga jeta.

“Me shumë hidhërim mësova lajmin e largimit të parakohshëm nga jeta të Lublinit.

Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes, nënës së tij, bashkëshortes, fëmijëve dhe të gjithë të dashurve të tij dhe të ndaj me ta dhimbjen që shkaktoi humbja e të dashurit të tyre të zemrës.

Lublini mbetet në kujtimet tona si model i qetësisë, pjekurisë, tolerancës dhe kulturës.

Vendi humbi një intelektual të formuar, diplomacia shqiptare një ambasador të përkushtuar, familja birin, bashkëshortin dhe babain e dashur e të nderuar” – përfundon mesazhi i Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›