Shteti debora dhe mungesa e angazhimit qytetar
Situata e renduar e motit ne Shqiperi keto ditet e fundit dhe sidomos veshtiresite dhe izolimi qe po perjetojne banuesit e zonave me veriore te vendit trishtojne dhe merakosin kedo. Nderkohe qe askush nuk mund te parashikoje me saktesi tekat e natyres nje sistem meteorlogjik ekziston gjithsesi dhe keshtu skemi pse habitemi pasi tek e fundit njehere qe e ftohta polare filloi ne Evrope normalisht do te vinte edhe drejt Shqiperise.
Situata te tilla jane momente kyce per te nxjerre ne pah largpamesine dhe organizmin e nje shteti. Cdo shtet ka nje plan per emergjenca natyrore qofshin keto termete permbytje zjarre apo akoma me keq nukleare. Ngadalesia me te cilen po perballet nderhyrja me ushqime dhe ilace te ndihmes se shpejte neper zonat e veriut le shume per te deshiruar. Por edhe per te reflektuar. Nderkohe qe shteti e ka per detyre qe te kujdeset per shtetasit e vet keta te fundit po ashtu duhet te kujdesen per veten por edhe per njeri tjetrin. Cfare do te bente vaki ne Shqiperi nese do te kishte ndodhur nderprejra elekritke The 2003 blackout qe ndodhi ne 2003 ne New York e qe perfshiu edhe shtate shtete te tjera te pjeses veriore dhe lindore te Amerikes si dhe nje pjese te Kanadase Kriza te tilla pervec organizimit te nje shteti nxjerrin ne pah edhe shpirtin e nje kombi ndash deshiren per te ndihmuar te tjeret ne menyre te thjeshte e umane.
Gjate nderprerjes se elektricitetit ne 2003 si miliona New York-eze edhe une dola nga zyra dhe u dynda bashke me koleget ne rruget e Manhattan-it qe u mbushen lume me njerez ashtu sic nuk i kam pare asnjehere. Po te kemi parasysh qe popullsia e Manhattan-it eshte rreth 9 milione imagjinohet lehte cfare dyndje te papare njerezish kishte neper rruge ate dite. Shtoji ketij skenari edhe faktin qe semaforet normalisht nuk punonin dhe vetem levizja e trafikut te njerezve dhe makinave do e bente lemsh New York-un le te tjerat. Cfare ndodhi Njerezit iu futen punes per te zgjidhur lemshin qe i kapi krejt papritur. Zyrtaret hoqen xhaketat dhe perveshen lleret e filluan te bejne policet rrugore ne menyre qe te levizte si trafiku i kembesoreve edhe ai i makinave. Njerezit ndalonin te pyesnin te moshuarit dhe grate shatzana ne qofte se kishin nevoje per ndihme uje e keshtu me rradhe. Nje fryme e tille bashkepunimi kolektiv me kurajo civile ishte e vetmja gje qe e shpetoi New York-un edhe nga nje katastrofe e mundshme huliganizmi mes te tjerave. Nderkohe qe nderhyrja e pushtetit lokal ne ato momente krize ishte e mobilizuar suksesi i perballimit te nje krize te tille ne menyre efektive prej te gjithe analizave te bera iu takoi vete qytetareve te Manhattan-it per gjakftohtesine e treguar e mbi te gjitha per bashkepunimin dhe ndihmen qe i dhane njeri-tjetrit.
Nga ana tjeter kriza e shkaktuar prej urraganit Katrina ne 2005 hyri ne historine e Amerikes si nje nder fiaskot me te medha te mungeses se nderhyrjes te shtetit ne nivelin pushtetor ligjor dhe institucional 1. Sikur kjo te mos mjaftonte perdhunimet vjedhjet dhe huliganizmi qe ndodhen gjate atyre diteve e bene situaten jo vetem me te renduar por edhe me te frikshme si per shtetin ashtu edhe per qytetaret e thjeshte. Nderkohe qe shteti thellonte mungesen e pergjigjjes ne menyre emergjente individe organizata jo-qeveritare dhe fetare u organizuan ne menyre te pavarur dhe per dite me rradhe ishin te vetmit qe nderhyne dhe punuan me qytetaret e New Orleans-it.
Keto dy raste ilustrojne fare thjeshte se nderhyrja e shtetit nuk eshte gjithmone ne nivelin e duhur. Nje gje e tille u provua ne Amerike dhe mund te provohet kudo neper bote e sidomos ne vendet ne zhvillim e siper. Por keto dy raste tregojne po ashtu qe angazhimi i qytetareve eshte gjithmone nje pike kyce e cdo shoqerie. Angazhimi i tyre ne momente krizash tregon pjekurine morale dhe umane te nje kombi.
Fatkeqsisht ose fatmiresisht ne e dime mire ku na pikon catia me klasen politike Shqiptare meskiniteti i tyre dhe permbushja e nevojave personale eshte vetem maja e ajsbergut. Kriza te tilla per te perballuar sic duhet nderhyrjen ne kohe emergjencash natyrore jane momente qe masin jo vetem organizimin e nje shteti ose me mire te themi mungesen e organizimit por edhe ate te ndergjegjesimit te nje kombi. Kurajoja qytetare e nje kombi sot mund ta tregoje veten me vepra. Ashtu sic politikanet kane punen e tyre edhe shtetasit nuk mund te flene mbi dafina dhe vetem te rrine e te presin prej shtetit sidomos kur ky i fundit nuk mbahet per largpamesi dhe organizim. Shtetasit e nje kombi kane detyren morale te angazhohen ne jeten civile te vendit si dhe ti percjellin problemet e tyre ne pushtetin lokal e keshtu me rradhe. Qytetaret e Dibres Tropojes apo Pukes mund te organizohen vete dhe te ndihmojne banoret e rrethinave te ketyre qyteteve. Rrjeti i organizatave jo qeveritare po ashtu mund te beje te njejten gje te gjeje menyren per te organizuar ndihmen e duhur ne zonat veriore e po te jete e nevojshme edhe te marre rrugen drejt veriut te Shqiperise ashtu sic i marrin rruget e Evropes ne rastin me te pare per te ndjekur nje mbledhje diku ne France Gjermani apo Hollande.
Cdo njeri prej nesh ka dicka ne dore. Kur mungesa e organizimit te nje shteti del ne pah edhe ajo e ndergjegjesimit te qytetareve vijon shpejt. Nje nder gjerat qe cdo njeri prej nesh mund dhe duhet te beje eshte te kontaktoje deputetin e zones e ti kerkoje llogari deri ne nje per mungesen e ndihmes sepse Puka dhe Tropoja skane nga te shkojne aty do te mbeten dhe cdo here qe te bjere bore si kete rradhe ashtu do vazhdojne te mbulohen prej saj. Parlamentet nuk jane shtepi akstrakte apo akoma me keq shtepi kukllash ato jane bere per te shprehur nevojat e njerezve dhe zerat e tyre. Por kur keta zera nuk percohen e madje manipulohen ne emer te njeres force politike apo tjetres ajo qe ngelet eshte shpirti i nje kombi deshira per te ndihmuar njeri tjetrin ne kohe te veshtira. Parlamenti mund dhe duhet te ngreje nje grup pune qe te shqyrtoje gabimet e bera gjate kesaj nderhyrjeje emergjente ne zonat e veriut. Keshtu pasi te kete shqyrtuar situaten dhe te kete mundur te identifikoje problemet te mund te marre masa me efektive per te ardhmen. Se shpejti debora do te shkrihet e kthehet ne uje dhe uroj qe shteti te kete mesuar mesimet e permbytjes se Shkodres dhe te pakten te paraprije nje tjeter katastrofe te mundshme.
1 Per me shume detaje shiko raportin e publikur rreth mungeses se nderhyrjes efektive te shtetit Amerikan ne lidhje me urraganin Katrina ne www.gpoaccess.gov/katrinareport/execsummary.pdf