E Diel, 1 Nëntor 2026

Shteti gozhdon CEZ-in, Gjykata ndalon ndërprerjen e energjisë

Tiranë- Ministria e Ekonomise ka bërë të ditur se gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi të pranojë kërkesën e Avokaturës së Shtetit, duke ndalur shkëputjen e energjisë elektrike ndaj çdo autoriteti publik, institucioneve dhe shërbimeve, deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjore të mosmarrëveshjeve mes palëve, përmes zgjidhjes miqësore apo arbitrazhit, sipas rregullave të DHNT.

Sipas ministrisë, pas këtij vendimi, në çdo rast që CEZ Shpërndarje do të shkelë vendimin e gjykatës do të penalizohet me një shumë 100 milionë lekë për çdo orë ndërprerje të energjisë.

Ministria thotë se kundër këti vendimi lejohet ankimim në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda pesë ditëve nga dita e nesërme e zbardhjes së vendimit.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›