E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakrohet 63-vjeçari në Berat, gjendet i sharruar dhe hedhur në ferra

Berat- Një 63-vjeçar është gjetur i sharruar në disa pjesë në aksin Berat- “Rruga e Dobronikut” mëngjesin e sotëm nga kalimtarë të rastit.

Mësohet se viktima është Hasan Maska, i cili tani ndodhet në morgun e spitalit të Beratit.

Nga të dhënat e para mësohet se trupi është gjetur ishte ndarë në dy apo tre pjesë, i sharruar, në një qese të lidhur që ishte hedhur në ferrat buzë rrugës.

Viktima nuk dyshohet të ketë pasur personalisht konflikte, por një muaj më parë i biri ka shkelur me furgon në të njëjtin vend për vdekje një grua.

Sipas policisë së Beratit kjo është edhe pista e parë që po hetohet, pasi ditën e djeshme gjykata la me 15 muaj burg të birin e viktimës, çka sipas policisë mund të ketë shkaktuar revoltën tek familjarët e grua së ndjerë.

Ndërkohë hetimet kanë nisur dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij krimi makabër dhe arrestimin e autorëve.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›